2010-06-14 15:22:31

Në Belgjikë zgjedhjet i fiton Partia separatiste


Në Belgjikë dje u mbajtën zgjedhjet për përtëritjen e parlamentit federal. Në Vend ndryshojnë skenarët. Zgjedhjet dekretojnë Partinë separatiste, që mbështet pavarësinë e rajonit holandisht folës të Belgjikës, fituese.Rezultatet përfundimtare të votimeve të djeshme treguan se Aleanca e Re Flamane ka fituar 27 nga 150 vende në parlament.
Kjo është e para herë që një parti, e cila përkrah ndarjen e Belgjikës të fitojë më së shumti vota në zgjedhjet kombëtare. Partia thotë se e mbështet ndarjen e Belgjikës ndërmjet Flandrisë në veri, që flet holandishten dhe Valonisë në jug, që flet frëngjishten. “Shtetit duhet të reformohet”, tha lideri i lëvizjes, Bart De Wever, por, nëse dëshiron të sundojë, partia do të duhet të formojë koalicion me partitë valone. Socialistët, të udhëhequr nga Elio Di Rupo, të cilët fituan më së shumti vota në Valoni, 26, gjithashtu mund të jenë në situatë të favorshme për formimin e qeverisë së re. Bisedimet për formimin e koalicionit të ri mund të zgjatin disa javë.







All the contents on this site are copyrighted ©.