2010-06-14 15:26:37

Imigracioni: imzot Marketo, të hapet përsëri zyra e OKB-së për refugjatët në Libi.


“Na brengos lajmi që në Libi janë mbyllur zyrat e Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për refugjatët. Ky fakt e rëndon edhe më shumë çështjen e refuzimit e të dëbimit të refugjatëve në Mesdhe si dhe e bënë më të vështirë aplikimin e parimit non-refoulment, që do të thotë mos pranimi i emigrantëve që janë detyruar të ikin nga Vendet e tyre sepse janë në rrezik jete apo të persekutuar. Kështu pohoi imzot Agostino Marketo, sekretar i Këshillit Papnor për Baritorinë e emigrantëve dhe endacakëve, i cili sot pasdite mori pjesë në një takimi të organizuar pranë Qendrës së Jezuitëve për emigrantët në Romë, ‘Qendra Astalli’.
Imzot Marketo njoftoi më tej se brenda këtij viti do të botohet një dokument i Vatikanit mbi orientimin e veprimtarisë baritore mbi çështjen e refugjatëve e të emigrantëve të dëbuar. Sekretari i Këshillit Papnor citoi dokumentin e Vatikanit të vitit 1992 “Refugjatët, një sfidë e solidaritetit”, e foli për një dokument të ri, i cili “duhet të jetë gati, i azhurnuar me të dhëna në fushën e refugjatëve e pritet të botohet brenda vitit”.
Lidhur me refuzimin në Mesdhe dhe mbylljen e zyrës së UNHCR-së në Libi, imzot Marketo vuri në pah rastin e fundit të “një barke me refugjatë dhe me një fëmijë prej pak muajsh, që pas një kalimi andej këndej mes Italisë e Maltës, barka qe detyruar të shkonte në brigjet e Libisë”. “Tani është më rëndësi të hapet përsëri ky kanal që ekzistonte edhe në Libi - pohon prelati -, siç pati uruar edhe ministri i jashtëm italian Frattini për të ndihmuar refugjatët në nevojë. Unë personalisht e mbështes këtë nismë.
E në mbështetje të këtij qëndrimi, ipeshkvi Marketo kujton se në Afrikë është në fuqi Konventa e Organizatës së Unitetit Afrikan (Oua) e 10 shtatorit të vitit 1979, që rregullon aspektet e veçanta të problemit të refugjatëve në Afrikë, si shtesë e elementeve të Konventës së vitit 1951 që i referohen protokollit të vitit 1967, që “trajton në mënyrë pozitive çështjen e statusit të refugjatit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.