2010-06-12 09:56:56

11-vjetori i çlirimit të Kosovës nga frocat e NATO-s


Ditë e shënuar sot për Kosovën, e cila feston 11 vjetorin e fundit të luftës me forcat serbe të Sllobodan Millosheviqit. Pikërisht më 12 qershor të vitit 1999, forcat e NATO-s hyjnë në Kosovë, pas bombardimeve që vazhduan për 78 ditë më radhë.
E kush nuk i kujton radhët e gjata me qytetarë kosovarë, që të dëbuar e të detyruar kapërcenin të tmerruar kufirin me Shqipërinë, për të ikur nga persekutimet e masakrat serbe?! Akoma sot, numërohen me qindra njerëz të zhdukur, fati i të cilëve nuk dihet. Me ndryshimin e regjimit në Serbi, janë gjetur disa varre masive, ku millosheviçianët e dikurshëm patën hedhur kufomat e shqiptarëve kosovarë, por kjo plagë mjerisht mbetet ende e hapur.
Sot Kosova është Shtet i lirë e sovran me të gjitha perspektivat por edhe shqetësimet, e sidoqoftë shpresat për një të ardhme më premtuese e të mirë, për të gjithë qytetarët, duhen kultivuar për të ndërtuar me kontributin e të gjithëve, një qytetërim vërtetë të drejtë, njerëzor e demokratik.







All the contents on this site are copyrighted ©.