2010-06-11 18:26:01

Tension në Iran, në kryevjetorin e rizgjedhjes së Ahmadinexhadit.


(11.06.2010 RV)Bëhet gjithnjë më i madh rreziku i shpërthimit të dhunës, në kryevjetorin e rizgjedhjes së presidentit Mahmud Ahmadinexhad. Liderët kryesorë të opozitës, Hysen Musavì e Mehdi Karrubi deklaruan se nuk do të marrin pjesë në protesta, për shkak të mungesës së sigurisë në vend. Nga Pekini, presidenti iranian sfidoi përsëri bashkësinë ndërkombëtare, duke lëshuar rrufe mbi vendet, që votuan në favor të masave ndëshkimore kundër Teheranit e duke treguar përsëri me gisht, si shkaktar të trazirave, Izraelin!







All the contents on this site are copyrighted ©.