2010-06-11 15:19:18

Sot më 11 qershor kalendari kishtar përkujton Shën Barnabën Apostull.


(11.6.2010 RV)Quhej Jozef, para se të lidhej me apostujt. Me origjinë nga Qipro, ai shiti gjithçka pati dhe paratë që fitoi nga shitja e pasurive, i vuri tek këmbët e Apostujve, të cilët që nga ai çast nisën ta thërrasin Barnaba, që do të thotë Bir i ngushëllimit. Në Veprat e Apostujve paraqitet pikërisht përmes këtij gjesti, që flet për kthesë rrënjësore të jetës së tij duke përqafuar udhën e Jezu Krishtit.
Barnaba është një figurë që del në plan të parë në bashkësinë e flaktë të Jerusalemit pas Rrëshajësh. Ndonëse u përket 72 nxënësve të Krishtit, thirret apostull. Gëzon një respekt aq të madh ndërmjet të Dymbëdhjetëve, sa që ata e zgjedhin për të ungjillëzuar Antiokinë. Shkrimet apokrife flasin për një udhëtim të Barnabës në Romë dhe martirizimin e tij, rreth vitit 70 në Salaminë, ku u mbyt me gurë nga hebrenjtë e diasporës greke.
Nga lutjet e dites
Shën Baranaba Apostull 11 qershor

 
PËRKUJTIM
Lindi në ishullin e Qipros dhe qe njëri prej besimtarëve të parë të Jerusalemit. Predikoi në Antioki dhe e shoqëroi shën
Palin në udhëtimin e tij të parë apostolik. Qe i pranishëm në koncilin e Jerusalemit. Pasi u kthye në vendin e vet, aty e
shpalli Ungjillin dhe aty vdiq.

 
FTESA
Ant. E adhurojmë Shpirtin e Hyjit
që flet në profetët dhe në mësuesit e Kishës.
Ejani t'i këndojmë Zotit, *
t'i brohorasim Hyjit, Shëlbuesit tonë.
T'i dalim para me falënderje, *
t'i këndojmë këngë hareje! (Ant.)
Sepse Hyj i madhërishëm është Zoti, *
Mbret i madhërueshëm mbi të gjithë zotat!
Sepse në dorën e tij janë thellësitë e tokës, *
të tijat janë edhe majat e maleve,
i tiji është deti - ai e krijoi, *
duart e tija e formuan tokën. (Ant.)
Ejani ta adhurojmë, të biem përmbys para tij, *
të biem në gjunjë para Zotit që na krijoi!
Sepse ai është Hyji ynë,
ne jemi populli i kullosës së tij, *
grigja që ai ruan. (Ant.)
Oh sikur ta ndienit sot zërin e tij: *
“Mos e bëni zemrën tuaj gur porsi në Meribë,
porsi në ditë të Masës në shkretëtirë, †
kur etërit tuaj më vunë në sprovë: *
më provuan megjithëse i kishin parë veprat e mia. (Ant.)
Dyzet vjet më mërziti ajo brezni †
e thashë: 'Popull zemërluhatshëm është ky, *
që s'i njeh udhët e mia.'
Prandaj u përbetova në hidhërimin tim: *
'Askurrë s'do të hyjnë në prehjen time!'” (Ant.)
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen. (Ant.)
 
SHËRBESA E LEXIMEVE
Himni
O burrë i lumë me Apostuj
pjesëtar zelltar i punëve
përkrahës i flijimit,
prano lavdet e lutjet .
Nëpër lajmëtarë të Krishtit
u shfaqën shumë të gëzueshëm,
shekujt e së vërtetës
t ë paqes dhe haresë.
Dhe ti i pëlqyer nga qielli
pjesëmarrës në shumë detyra,
njëlloj n’lavdi je i njohur
d he në pushtet i ngritur.
Ti, mbjellës i ndriçimit,
me diell të gjallë të Krishtit
bëj kudo t’blerojnë mugujt
për të mbushur hambarët e qiellit.
Dhe bashkë me më kryesorët
rri pranë gjykatësit t’epër,
bëj të na shlyhen mëkatet,
n a bëj nga hiri të ngrohemi.
Lavdi i qoftë Trinisë Shenjte,
që në çdo kohë të na japë
së bashku me ty të gëzojmë
çmimet e saj qiellore. Amen.
Ose një himn tjetër, apo një këngë e miratuar nga autoritetet kishtare.
Ant. 1 Në mbarë botën jehon predikimi i tyre;
deri në skajet e botës, fjala e tyre.
Psalmi 19 /18 A/ (2-7)
Qiejt e shpallin lavdinë e Hyjit, *
kupa qiellore kumton veprat e duarve të tija!
Dita ditës ia përsërit këtë gjë *
e nata natës ia sjell këtë të vërtetë.
E, pra, nuk është fjalë as zhumhur të të foluri, *
po as zë që do të mund të dëgjohet,
megjithëse nëpër tokë i shpërndahet jehona, *
diçka si fjalë arrin deri në skaj të botës!
Diellit në to ia ngrehu tendën: †
del dielli si dhëndër nga dhoma martesore, *
thua vigani pash më pash i bie sheshit!
Në njërin skaj të qiellit lindjen e ka, †
udha e tij kapet në skajin tjetër, *
asgjë s’mund t’u fshihet rrezeve djegëse të tija.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen
Ant. 1 Në mbarë botën jehon predikimi i tyre;
deri në skajet e botës, fjala e tyre.
Ant. 2 I shpallën veprat e Hyjit,
i kumtuan mrekullitë e tija.
Psalmi 64 /63/ (2-11)
Dëgjoje, o Hyj, zërin e vajtimit tim, *
ma ruaj jetën prej tmerrit të armikut,
më mbro nga përbetimi i të mbrapshtëve, *
prej grumbullit të atyre që veprojnë keq.
Prej atyre që e mprehën gjuhën e vet si shpatë, †
që vjellin si shigjeta fjalë të helmuara, *
për ta shigjetuar në moh të pafajshmin;
e shigjetojnë papritmas e frikë nuk kanë. *
Ata marrin guxim në synimet e veta të këqija,
shestojnë si t’i vënë fshehtas leqet e veta *
e thonë: »Kush mund t’i shohë?«
Synojnë paudhësi, i çojnë në vend synimet e parapara, *
humnerë është njeriu, greminë zemra e tij!
Por Hyji i shigjetoi ata, *
papritmas i mbuluan plagët.
Gjuha e vet ata i sharroi, *
kush i sheh, i habitur, luan kokën.
Të gjithë njerëzit do t’i kapë frika, †
do t’i kumtojnë veprat e Hyjit, *
mirë do ta kuptojnë ç’bëri Ai.
I drejti do të gëzohet në Zotin, †
në Të do ta ketë shpresën, *
me Të do të mburren të gjithë të ndershmit në zemër.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen
Ant. 2 I shpallën veprat e Hyjit,
i kumtuan mrekullitë e tija.
Ant. 3 Ia shpallën botës drejtësinë e Hyjit:
mbarë popujt e sodisin lavdinë e tij.
Psalmi 97 /96/ (1-12)
Zoti mbretëron! Le të galdojë toka, *
le të gëzohen ishujt e shumtë!
Re e errësirë janë përreth tij, *
e Drejta e Drejtësia themeli i fronit të tij.
Zjarri shkon përpara tij *
dhe i djeg armiqtë e tij përreth.
Vetëtimat e tija e shndritin botën, *
sheh Toka e dridhet!
Para fytyrës së Zotit si dylli shkrihen malet, *
para fytyrës së Zotit të mbarë botës!
Qiejt e shpallin drejtësinë e tij, *
të gjithë popujt e shohin lavdinë e tij.
I mbuloftë turpi të gjithë idhujtarët, †
të gjithë që mburren në trupore idhujsh! *
Adhurojeni Atë të gjithë ju, o engjëj!
Dëgjoi Sioni e u gëzua, †
galduan bijat e Judës. *
për shkak të gjyqeve të tua, o Zot.
Sepse ti je, o Zot,
i Tejetlarti mbi mbarë dheun, *
ti je tejet i lartë mbi të gjithë zotat.
Urreni të keqen ju që e doni Zotin, †
Zoti e ruan shpirtin e të devotshmëve të vet, *
i shpëton prej dorës së mëkatarit.
Lindi drita për të drejtin, *
e gëzimi për zemërmirët.
Gëzohuni, o të drejtë, në Zotin, *
nderojeni Emrin e tij të shenjtë.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen
Ant. 3 Ia shpallën botës drejtësinë e Hyjit:
mbarë popujt e sodisin lavdinë e tij.
D E shpallën fuqinë e Zotit,
C dhe mrekullitë që ai i bëri.
Leximi i parë
Prej letrës së parë të shën Palit apostull drejtuar Korintianëve 4, 1-16
Gjithkush le të na mbajë për shërbëtorë të Krishtit e për mbarështues të mistereve të Hyjit. Tashti, në fund të fundit, prej
mbarështuesve kërkohet që secili të jetë besnik. Sa për mua, aspak nuk jam në kujdes se më gjykoni ju apo çfarëdo gjyqi njerëzor.
Por as vetë nuk e gjykoj vetveten. Vërtet, ndërgjegjja ime nuk më padit për asgjë, por nuk është kjo që më bën të drejtë, sepse
gjykatësi im është Zoti. Prandaj, mos gjykoni para kohe, para se të vijë Zoti! Ai do të qesë në dritë çka është e fshehur në errësirë dhe
do t'i zbulojë synimet e zemrave. Atëherë gjithkush do të marrë prej Hyjit lavdinë që i përket.
Me këto fjalë, vëllezër, e mora për shembull veten e Apolin për mësimin tuaj, që në ne ta kuptoni fjalën. 'Jo përtej se çka është e
shkruar!' që të mos krenoheni me njërin kundër tjetrit. E njëmend, kush ta jep ty përparësinë? Çka ke që nuk e ke marrë? E, nëse e ke
marrë prej tjetërkujt, pse krenohesh kinse s'e ke marrë? Tani u ngitë! Tani u bëtë të pasur! Pa ne u bëtë mbretër! Ku të merrej ai fat,
se vërtetë u bëtë mbretër, që të mbretëronim edhe ne me ju!
E pra, unë mendoj se Hyji ne, apostujve, na ka vënë në vendin e fundit, si të dënuar për vdekje: lojë për botën, për engjëjt e për
njerëzit;
ne të marrë për shkak të Krishtit, ju të urtë në Krishtin,
- ne të dobët,
ju të fortë, ju të nderuar e ne të përbuzur,
deri tani s'ngihemi me bukë as me ujë, jemi të zhveshur e të shtypur, të paplang e të pashtëpi, lodhemi duke punuar me duart
tona.
Na shajnë e ne flasim mirë për ta,
na salvojnë e ne durojmë;
na shpifen e ne ngushëllojmë.
U bëmë deri në sot porsi plehrat e botës, porsi të fshirat e gjithkujt!
Nuk po jua shkruaj këto që t'ju turpëroj, por që t'ju qortoj si fëmijët e mi të dashur. Sepse, edhe po t'i kishit në Krishtin dhjetë
mijë mësues, nuk do të kishit shumë etër, sepse, me anë të Ungjillit, unë ju linda në Jezu Krishtin. Prandaj, ju përbej: më përngjani!
Përgjigjja Gjn 15, 15; Mt 13, 12
C Nuk ju thërras më shërbëtorë, por miq: * ju zbulova gjithçka që dëgjova prej Atit tim.
D Ju e morët dhuratën t’i njihni fshehtësitë e Mbretërisë së qiellit: lum sytë tuaj që shohin e veshët tuaj që dëgjojnë:
C ju zbulova gjithçka që dëgjova prej Atit tim.
Leximi i dytë
Nga “Traktatet mbi ungjillin sipas Mateut” të shën Kromacit, ipeshkëv.
(Trakt.5, 1.3-4; CCL 9, 405-407)
JU JENI DRITA E BOTËS
“Ju jeni drita e botës. Nuk mund të fshihet qyteti i ngritur në majë të malit. As nuk ndizet llamba për ta vënë nën
magje, por për ta vënë mbi pishtar, për t'u bërë dritë të gjithëve në shtëpi” (Mt 5, 14-15).
Zoti i quajti nxënësit e vet “kripë të tokës” sepse, me anë të urtisë qiellore, i bënë të shijshme zemrat e njerëzve, të
cilat prej djallit ishin bërë të amështa. Tash i quan edhe “dritë të botës” sepse, të ndriçuar nga ai i cili është drita e vërtetë
dhe e amshuar, janë bërë edhe vetë dritë që shkëlqen në errësirë.
Ai është dielli i drejtësisë. Me shumë të drejtë, pra, i quan “dritë të botës” edhe nxënësit e tij, meqenëse, me anë të tyre
sikur nëpër rreze të shkëlqyer, e ndriçoi mbarë botën me dritën e së vërtetës së tij. Duke e përhapur dritën e së vërtetës, ata
e larguan terrin e gabimit prej zemrave njerëzore.
Edhe ne qemë shndritur me anë të tyre, kështu që u shndërruam prej territ në dritë, sikurse thotë Apostulli: “Dikur ishit errësirë, por tani jeni dritë në Zotin. Jetoni porsi bij të dritës” (Ef 5, 8). Edhe: Ju nuk jeni bij të natës e të territ, por bij të dritës e të ditës (krh. 1 Sel 5, 5). Me të drejtë, pra, edhe shën Gjoni shkroi në letrën e vet: “Hyji është dritë” (1 Gjn 1, 5) e kush qëndron në Hyjin gjendet në dritë. Pra, pasi gëzohemi se qemë liruar prej territ të gabimit, kuptohet se si bij të dritës
duhet të ecim gjithmonë në të.
Për këtë arsye, Apostulli thotë: Ndriçoni porsi yje në këtë botë, duke e mbajtur me besnikëri fjalën e jetës (krh. Fil 2,15-16).
Nëse nuk do ta bëjmë këtë, ne do ta fshehim e do ta errësojmë me perden e pabesisë sonë, duke i sjellë dëm vetes dhe
 të tjerëve, atë dritë që shkëlqen në dobi të të gjithëve. Mirë e dimë se, siç lexuam, ai shërbëtor, në vend që ta çonte në bankë talentin që iu dha për ta fituar qiellin, parapëlqeu ta fshinte, e kështu qe ndëshkuar me dënim të drejtë.
Ajo llambë shpirtërore që u ndez që ne ta përdorim për shëlbimin tonë duhet të shkëlqejë gjithmonë në ne. Pranë nesh është llamba e urdhërimeve të Hyjit dhe e hirit shpirtëror, për të cilën Davidi thotë: Urdhërimi yt është llambë për hapat e mi dhe dritë në shtigjet e mia (krh. Ps 118, 105). Për të flet edhe Salomoni kur thotë: Urdhri i ligjit është porsi llambë (krh.Fu 6, 23).
Pra, nuk duhet ta mbajmë të fshehur këtë llambë të ligjit dhe të fesë. Madje, duhet ta mbajmë lart në Kishë, porsi mbi
pishtar, që t'i sjellë shëlbim shumëkujt, që edhe ne të ngushëllohemi në dritën e së vërtetës e të gjithë besimtarët të
shndriten prej saj.
Përgjigjja Krh. Vap 11, 23-24
C Kur Barnaba arriti në Antioki dhe e pa hirin e Zotit, u gëzua: * ky ishte njëmend njeri i mirë, plot me Shpirt Shenjt e
me fe.
D I nxiti të gjithë të qëndrojnë me gjithë shpirt në Zotin:
C ky ishte njëmend njeri i mirë, plot me Shpirt Shenjt e me fe.
Në të kremte dhe në festa:
Himni: Te Deum
Ty, o Hyj, të lavdërojmë, * ty, o Zot, të dëshmojmë.
Ty, Atin e amshueshëm * bota mbarë të adhuron.
Ty të gjithë engjëjt, * ty qielli e fuqitë të gjitha,
ty kerubinët e serafinët, * pa ndërprerë po të këndojnë:
Shenjt, Shenjt, Shenjt, * Zoti, Hyji Sabaot!
Plot qielli e toka janë, * me madhërinë të lumturisë sate.
Ty i apostujve * kori i lavdishëm,
ty i profetëve, * numri i nderueshëm,
ty e martirëve * të lëvdon ushtria.
E për rrethin e tokës, * të dëshmon Shenjta Nënë Kishë:
ty, o Atë, * i madhërisë së pamasë,
dhe të nderueshmin e të vërtetin, * të vetmin tëndin Bir,
edhe Shenjtin, * Ngushëllues Shpirt.
Ti, o Krisht, * Mbreti i lavdisë.
Ti që je i Atit, * Bir i amshueshëm.
Ti që, për të marrë mbi vete çlirimin e njeriut, *
nuk e pate n’iri kraharorin e Virgjërës.
Ti që, pasi e theve thimthin e vdekjes, *
ua çile besimtarëve Mbretërinë e qiellit.
Ti që rri në të djathtën e Zotit, * në lavdinë e Atit.
Besojmë se do të vish * porsi Gjykatës
Ty, pra, po të lutemi që t’u ndihmosh shërbëtorëve të tu, *
të cilët i shpërbleve me gjakun tënd të paçmueshëm.
Bëj që në lumturinë e amshueshme, *
të numërohemi ndër shenjtër të tu.
􀁺 Shpëtoje popullin tënd, o Zot, *
e bekoje trashëgimin tënd!
Ti ata sundoji * e lartësoji deri në amshim.
Për gjithë ditë të lume, * ne ty të bekojmë.
Dhe emrin tënd e lavdërojmë për jetë, * e jetë të jetës.
Denjohu, o Zot, në këtë ditë * të na ruajsh pa mëkat.
Ki dhimbë për ne, o Zot, * ki dhimbë për ne!
Dhembshuria jote qoftë mbi ne, o Zot, *
sikurse po shpresojmë në ty.
Në ty, o Hyj, shpresova, *
e kurrë nuk do të turpërohem.
Lutja
O Hyj, ti e zgjodhe Barnabën, njeri me fe të gjallë e plot me Shpirt Shenjt, për misionin ndër paganët: bëj që Ungjilli i
Krishtit, të cilin ai e predikoi me guxim, të shpallet gjithnjë me fjalë e me vepra, me besnikëri të vërtetë. Nëpër Zotin.
LAVDET E MËNGJESIT
Himni
Kremtojmë trofenë e ndritshme të Barnabës,
ku me kurorë i lartë ndrin për merita,
për dashuri të Krishtit duke vuajtur tortura
tepër të rënda.
Heq dorë nga toka, e zemërgjerë nxiton
i zjarrtë me fe e me punë vetëmohuese,
që turma e re me emër t’Jezu Krishtit
t ë lulëzojë e gëzueshme.
Me qejf pranon, kërkon edhe i drejtohet
Palit të madh, për punë me të t’shoqërohet
me pëlqim të Shpirtit, besnik duke përshkuar
bregdete të shumta.
Nuk mban asgjë për vete, dhe i flaktë për Krishtin
i vlen gjithkujt, i mirë, ushqen të tjerët
deri që jep provën palma e kuqërremtë
n ga gjaku i derdhur.
Na jep, o Zot, me lutje të këtij shërbëtori,
të fortë të ndjekim udhën e shpëtimit,
që në shtëpi t’amshueshme të këndojmë së bashku
këngë lavdie. Amen.
Ose një himn tjetër, apo një këngë e miratuar nga autoritetet kishtare.
Ant. 1 Ky është urdhri im:
duani njëri-tjetrin sikurse unë ju desha juve!
Psalmi 63 /62/ (2-9) Shpirti i etshëm për Hyjin
Kisha ka etje për Shëlbuesin e vet, me dëshirë që të shuajë etjen në burimin e ujit të gjallë që rrjedh për jetën e pasosur (Krh. Cassiodoro).
O Hyj, Hyji im je ti, qysh në agim të kërkoj. *
Ka etje për ty shpirti im,
ty të dëshiron mishi im, *
si toka e shkretë, e thatë, e paujë,
kështu erdha në Shenjtëroren tënde *
për ta parë fuqinë tënde e lavdinë tënde.
Sepse më e mirë është dashuria jote se jeta: *
buzët e mia do të të lavdërojnë.
Kështu do të të bekoj në jetën time *
e në Emrin tënd do t’i lartësoj duart e mia,
do të ngihem si në gosti të shkëlqyeshme, *
me buzë të hareshme do të të lavdërojë goja ime.
Ty do të të kujtoj edhe në shtratin tim, *
në përgim natën do të mendoj për ty,
sepse ti je bërë ndihma ime, *
prandaj do të brohoras nën hijen e krahëve të tu!
Shpirti im u mbështet në ty, *
e djathta jote më merr për dore.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen
1 Ky është urdhri im:
duani njëri-tjetrin sikurse unë ju desha juve!
Psalmet dhe kënga nga e diela, Java I (fq. 587).
Ant. 2 Dashuria më e madhe
që ndokush mund të tregojë është:
të japë jetën e vet për miqtë e vet.
Kënga Dan 3, 57-88. 56
Çdo krijesë le ta lavdërojë Zotin
Lavdëroni Hyjin tonë, të gjithë shërbëtorët e tij! (Zb 19, 5).
Bekojeni, të gjitha veprat e Zotit, Zotin, *
lëvdojeni dhe madhërojeni në shekuj!
Bekojeni, engjëjt e Zotit, Zotin, *
bekojeni, o qiej, Zotin.
Ujëra që jeni përmbi qiell, bekojeni Zotin, *
të gjitha ju, o fuqi, bekojeni Zotin.
Diell e hënë, bekojeni Zotin, *
yjet e qiellit, bekojeni Zotin.
Të gjitha shirat e vesa, bekojeni Zotin, *
të gjitha ju, o erëra, bekojeni Zotin.
Zjarr e nxehtësi, bekojeni Zotin, *
acar e vapë, bekojeni Zotin.
Vesë e brymë, bekojeni Zotin, *
akull e cegëm, bekojeni Zotin.
Breshra e borëra, bekojeni Zotin, *
netë e ditë, bekojeni Zotin.
Dritë e errësirë, bekojeni Zotin, *
vetëtima e re, bekojeni Zotin.
Toka e bekoftë Zotin, *
lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!
Bekojeni, o male e kodra, Zotin, *
bekojeni Zotin, të gjitha bimësitë e tokës.
Dete e lumenj, bekojeni Zotin, *
bekojeni, burime, Zotin.
Përbindësh e gjithçka lëviz në ujëra,
bekojeni Zotin, *
të gjithë shpendët e qiellit, bekojeni Zotin.
Kafshë të egra e shtëpiake, bekojeni Zotin, *
bijtë e njeriut, bekojeni Zotin.
Bekoje, o Izrael, Zotin, *
lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!
Priftërinjtë e Zotit, bekojeni Zotin, *
shërbëtorët e Zotit, bekojeni Zotin.
Shpirtra e frymë të të drejtëve, bekojeni Zotin, *
shenjtër e të përvujtë në zemër, bekojeni Zotin.
Anani, Azari, Misael, bekojeni Zotin, *
lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!
Të bekojmë Atin e Birin e Shpirtin Shenjt; *
ta lëvdojmë e ta madhërojmë në shekuj
I bekuar je ti, o Zot, në kupën qiellore, *
i lavdishëm e i madhërueshëm në shekuj!
Në fund të kësaj kënge nuk thuhet Lavdí Atit.
2 Dashuria më e madhe
që ndokush mund të tregojë është:
të japë jetën e vet për miqtë e vet.
Ant. 3 Ju jeni miqtë e mi
nëse bëni çka ju urdhëroj unë, thotë Zoti.
Psalmi 149 (1-9) Festa e miqve të Zotit
Bijtë e Kishës, bijtë e popullit të ri le të galdojnë në mbretin e tyre që është Krishti (Esichio).
Këndoni Zotit një këngë të re, *
këndoni lavdi në mbledhjen e shenjtërve!
Le t’i gëzohet Izraeli Krijuesit të vet, *
bijtë e Sionit t’i brohorasin Mbretit të vet!
Le ta lavdërojnë Emrin e tij në valle, *
le t’i bien në nder të tij tupanit e citarës,
sepse Zoti kënaqet në popullin e vet, *
të përvujtët i nderon me shëlbim.
Le të galdojnë të drejtët në lumturi, *
le të brohorasin nga shtrojat e veta!
E paçin lavdinë e Zotit në gojë, *
e shpatën dytehëshe në dorë!
Për të marrë shpagim mbi paganë, *
për t’u dhënë popujve ndëshkim,
për t’i lidhur mbretërit e tyre në pranga, *
princat e tyre në zinxhirë të hekurt,
për ta zbatuar mbi ta dënimin kaherë të shkruar: *
- ky është nder për të gjithë besnikët e tij.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen
3 Ju jeni miqtë e mi
nëse bëni çka ju urdhëroj unë, thotë Zoti.
Leximi i shkurtër 1 Kor 15, 1-2a. 3-4
Tani, o vëllezër, po ju përkujtoj Ungjillin, që ju pata predikuar, që e pranuat e në të cilin qëndroni. Me anë të tij jeni në
udhën e shëlbimit. Dhe njëmend, më së pari ju shpalla ato të vërteta që edhe unë vetë i mora: se Krishti vdiq për mëkatet
tona sikurse e paralajmëroi Shkrimi shenjt. Qe varrosur e të tretën ditë u ngjall së vdekuri si u tha në Shkrimin shenjt.
Përgjigjja e shkurtër
C E kremtuan lavdinë e Zotit * dhe pushtetin e tij.
E kremtuan lavdinë e Zotit dhe pushtetin e tij.
D Mrekullitë që ai bëri,
dhe pushtetin e tij.
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
E kremtuan lavdinë e Zotit dhe pushtetin e tij.
Kënga ungjillore (Benedictus)
Ant. Barnaba e përcolli Palin
në Kishën e Antiokisë
dhe së bashku u kumtuan vëllezërve
fjalën e Zotit, aleluja.
Qoftë bekuar Zoti, Hyji i Izraelit, *
që e pa dhe e shpërbleu popullin e vet!
Ai e ngriti Shpëtimtarin tonë *
në shtëpinë e Davidit, shërbëtorit të vet,
sikurse premtoi kaherë *
me gojë të profetëve të tij të shenjtë:
se do të na shpëtojë prej armiqve tanë *
dhe prej dorës së të gjithë atyre që na urrejnë;
se do të bëjë mirësinë që ua premtoi etërve tanë *
e do t'i bjerë në mend Besëlidhja e tij e shenjtë
e betimi që bëri në të mirën e Abrahamit, atit tonë *
se do të na e bëjë të mundshme t'i shërbejmë pa frikë,
të çliruar nga duart e armikut *
në shenjtëri e drejtësi para tij
për çdo ditë të jetës sonë.
E ti, o djalosh, do të quhesh profet i të Tejetlartit, *
sepse do të shkosh përpara Zotit
për t'ia përgatitur udhët,
për ta vënë në dijeni popullin e tij *
se Hyji do ta shëlbojë duke ia falur mëkatet e tija,
në saje të zemrës së dashur të Hyjit tonë *
që do të na e dërgojë në pasi prej qiellit Diellin,
për të shndërritur ata që gjenden në errësirë
dhe në hijen e vdekjes, *
për t'i drejtuar hapat tanë në udhën e paqes.“
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen
Ant. Barnaba e përcolli Palin
në Kishën e Antiokisë
dhe së bashku u kumtuan vëllezërve
fjalën e Zotit, aleluja.
Lutjet e besimtarëve
Ne e kemi trashëgimin qiellor prej apostujve. T'i falënderojmë Atit tonë për të gjitha dhuratat e tija dhe t'i brohorisim:
Ty, o Zot, të lavdëron kori i apostujve.
Të faleminderit, o Zot, për tryezën e Korpit dhe të Gjakut të cilën na e dhanë apostujt
ajo na forcon dhe na jep jetë.
Për tryezën e fjalës sate që apostujt na e përgatitën
e në të cilën ti na e jep dritën dhe gëzimin.
Për Kishën tënde të shenjtë, të ndërtuar mbi apostuj
në të cilën të gjithë ne bëhemi një trup i vetëm.
Për pagëzimin tonë të cilin ua besove apostujve
dhe i cili ne na pastron prej të gjitha mëkateve.
Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt. Ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell ashtu në tokë.
Bukën tonë të përditshme, na e jep sot, na i fal fajet tona si i falim ne fajtorët tanë, e mos na lër të biem në tundim, por na liro
nga i Keqi. Amen.
Lutja
O Hyj, ti e zgjodhe Barnabën, njeri me fe të gjallë e plot me Shpirt Shenjt, për misionin ndër paganët: bëj që Ungjilli i
Krishtit, të cilin ai e predikoi me guxim, të shpallet gjithnjë me fjalë e me vepra, me besnikëri të vërtetë. Nëpër Zotin.
ORA E MESME
E Tretë – e gjashtë – e nëntë
V. Hyj, më eja në ndihmë!
P. O Zot, shpejto të më ndihmosh!
V. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,
P. si ka qenë në fillim,
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Pason himni i përshtatshëm.
HIMNI
Ora e tretë
Himni
Tani neve, o Shpirti i Shenjtë,
një me Atin e Birin,
denjohu i gatshëm t’futesh
i reshur n’parzëm tonë.
Gojë, gjuhë, mendje, forcë, shqise
të ushtojnë duke rrëfyer,
me zjarr t’flakrojë dashtënia,
nxehtësia t’i ngrohë shokët.
Nëpër ty t’kuptojmë Atin,
të njohim edhe Birin,
ty Shpirtin e të dyve
Shën Baranaba Apostull 9
t’besojmë në gjitha kohët. Amen.
Ora e gjashtë
Himni
Mbret i fortë, Hyj i vërtetë,
që sundon të gjitha sendet,
me ndriçim pajis mëngjesin
dhe me zjarr shkëlqen mesditën.
Shuaji flakët e shamatave,
flake zjarrin e dëmprurësve,
jepu trupave shërimin,
dhe t’vërtetën paqe zemrave.
Bëj, o Atë tërë drejtësi,
dhe ti Bir baras si Ati,
bashkë me Shpirtin Ngushëllimtar
që mbretëroni ndër gjithë shekujt. Amen.
Ora e nëntë
Himni
Hyj i gjithësisë, fuqi e qëndrueshme,
i patrandur në ty mbahesh,
kohët e dritës së përditshme
përcakton me shumë mbarësi.
Dhe gjatë netëve lësho dritën,
që jeta të mos ndërpritet,
por çmimi i vdekjes shenjte
të jetë lavdia e përjetshme.
Bëj, o Atë tërë drejtësi,
dhe, o Bir, baras si Ati,
bashkë me Shpirtin Ngushëllimtar,
të mbretëroni ndër gjithë shekujt. Amen.
Ant. 1 Është mirë për ne të shpresojmë në Zotin:
dashuria e tij është e përhershme, Aleluja.
Psalmi 118 /117/ I (1-9) Kënga e gëzimit dhe e fitores
Jezusi është 'guri që ju, ndërtues, e qitët jashtë përdorimit, por që u bë gur i këndit' (Vap 4, 11).
Lavdërojeni Zotin, sepse është i mirë, *
sepse e amshuar është dashuria e tij!
Le të thotë tashti Izraeli, se Ai është i mirë, *
e amshuar është dashuria e tij!
Le të thotë tani shtëpia e Aronit, *
e amshuar është dashuria e tij!
Le të thonë tani ata që e druajnë Zotin, *
e amshuar është dashuria e tij!
Në vështirësi e thirra në ndihmë Zotin, *
Zoti më dëgjoi edhe më shpëtoi.
Zoti është me mua, *
s’druaj se ka ç’më bën njeriu.
Me mua është Zoti, ndihmëtari im, *
për asgjë i bëj armiqtë e mi.
Më mirë është të strehohesh te Zoti *
se të kesh besim në njerëz.
Më mirë është të strehohesh te Zoti, *
se të kesh besim në princa.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen
Ant. 1 Është mirë për ne të shpresojmë në Zotin:
dashuria e tij është e përhershme, Aleluja.
Ant. 2 Fuqia ime e lavdia ime është Zoti, Aleluja.
II (10-18)
Më rrethuan të gjithë paganët, *
i shfarosa me fuqi të Emrit të Zotit.
Rreth e përqark më rrethuan, *
por i shfarosa në fuqi të Emrit të Zotit.
Më rrethuan porsi bletët, †
porsi zjarr që merr flakë ndër ferra, *
por i shfarosa në fuqi të Emrit të Zotit.
Më shtyn, më dhanë shtytje për të më rrëzuar, *
Por Zoti qe ndihma ime.
Fuqia ime e lavdia ime është Zoti, *
ai është shpëtimtari im.
Ja, britma gëzimi e ngadhënjimi, *
në tendat e të drejtëve:
»E djathta e Zotit u madhërua! †
E djathta e Zotit më lartësoi! *
E djathta e Zotit u madhërua!«
S’do të vdes, të jetoj dua, *
do t’i kumtoj veprat e Zotit!
Me ndëshkim të rëndë Zoti më ndëshkoi, *
por nuk më lëshoi në duar të vdekjes.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen
Ant. 2 Fuqia ime e lavdia ime është Zoti, aleluja.
Ant. 3 Të falënderoj, o Zot,
sepse ti e dëgjove lutjen time, aleluja.
III (19-29)
M’i hapni dyert e drejtësisë, *
dua të hyj e t’i thur lavde Zotit.
Ja, këtu është dera e Zotit; *
nëpër të do të hyjnë të drejtët.
Do të të falënderoj, sepse më ke vështruar, *
dhe u bëre Shpëtimtari im.
Guri, që e qitën jashtë përdorimit ndërtuesit, *
erdhi e u bë guri i këndit;
Zoti e bëri këtë gjë: *
sa mrekulli për sytë tanë!
Kjo është dita që na e dhuroi Zoti: *
të galdojmë e të gëzojmë në të!
 Ma jep, o Zot, shpëtimin tënd, *
deh, o Zot, jep të mbarën!
Bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit! *
Po ju bekojmë nga shtëpia e Zotit.
Hyji është Zot, ai na ndriçoi: †
rendituni të gëzuar në rreshtin kremtor *
me rrema në dorë deri në ballë të elterit!
Ti je Hyji im, ty të falënderoj, *
Ti je Hyji im, unë të madhëroj!
Lavdërojeni Zotin, sepse është i mirë, *
sepse e amshuar është dashuria e tij!
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen
Ant. 3 Të falënderoj, o Zot,
sepse ti e dëgjove lutjen time, aleluja.
Leximi i shkurtër Rom 1, 16-17
Ungjilli është fuqia e Hyjit për shëlbimin e atij që beson: më së pari për judeun e mandej për grekun. E njëmend në të
zbulohet drejtësia e Hyjit me anë të fesë e për fenë, sikurse është në Shkrim shenjt: 'I drejti do të jetojë prej fesë.'
D Në mbarë botën u përhap lajmi i tyre;
C fjala e tyre deri në skajet e botës.
Ora e gjashtë
Leximi i shkurtër 1 Sel 2, 2b-4
Morëm guxim, me ndihmën e Hyjit tonë, ta predikojmë Ungjillin e Hyjit ndër ju sado që me luftë të madhe. Vërtet,
predikimi ynë nuk vjen nga gabimi as nuk ka qëllime të papastra as nuk mbështetet në dinakëri, por, sikurse Hyji vendosi
të na e besojë Ungjillin, ashtu ne edhe e predikojmë; jo, sikurse të donim t'u pëlqejmë njerëzve, por Hyjit që i shqyrton
zemrat tona.
D I mbajtën mësimet e Krishtit,
C janë dëshmitarë të fjalës së tij.
Ora e nëntë
Leximi i shkurtër 2 Tim 1, 8b-9
Hiq keq bashkë me mua për Ungjill duke u mbështetur në fuqinë e Hyjit, i cili na shëlboi dhe na grishi me thirrje të
shenjtë - jo në saje të veprave tona, por në saje të vullnetit të vet dhe të hirit, që na u dha qysh prej amshimit në Jezu
Krishtin.
D Gëzohuni dhe galdoni, thotë Zoti:
C sepse emrat tuaj janë të shkruar në qiell.
Lutja
O Hyj, ti e zgjodhe Barnabën, njeri me fe të gjallë e plot me Shpirt Shenjt, për misionin ndër paganët: bëj që Ungjilli i
Krishtit, të cilin ai e predikoi me guxim, të shpallet gjithnjë me fjalë e me vepra, me besnikëri të vërtetë. Nëpër Zotin.
MBRËMËSORJA II
Himni
Me lavde të galdojë qielli,
me gëzime të shendojë toka:
dhe lavdinë e Apostujve
e këndojnë kremtet e shenjta .
Ju, gjykatës të drejtë të shekullit,
drita të vërteta të botës,
lusim me kushte të zemrave:
kryejani kërkesat lutësve.
Ju me fjalë kyçni qiellin,
dhe atij i çelni shulat,
ne nga të gjitha mëkatet
zgjidhni me urdhër, lutemi.
Mësimit të tyre u binden
shpëtimi e të gjitha sëmundjet,
veset u shëroni të sëmurëve,
n ë virtyte ne na ktheni.
Kështu kur të vijë gjykatësi,
Krishti, në fund të shekujve,
të na bëjë ne zotërues
të gëzimit t’amshueshëm.
Lumni e lavdi i qofshin
Hyjit që na jep të pajisemi
me mësimet Ungjillore
të fitojmë lumninë qiellore. Amen.
Ose një himn tjetër, apo një këngë e miratuar nga autoritetet kishtare.
Ant. 1 Ju, nxënësit e mi,
më keni qëndruar besnikë në momentin e tundimit.
Psalmi 116 /115/ (10-19)
Besoj edhe atëherë kur më duhet të them: *
»Jam i pafat për së tepërmi!«.
Në hutimin tim kam thënë: *
»Rrenacak është çdo njeri!«
Si do t’ia shpërblej Zotit *
për të gjitha të mirat që m’i ka dhënë?
Do të ngre gotën e shëlbimit *
e me nderim do të thërras Emrin e Zotit.
Do t’i kryej kushtet e mia bërë Zotit *
në praninë e mbarë popullit të tij.
E çmueshme është para Zotit *
vdekja e shenjtërve të tij.
O Zot, unë jam shërbëtori yt, †
shërbëtori yt dhe biri i shërbëtores sate. *
Ti i këpute hekurat e mi:
ty do të ta kushtoj flinë e lavdit, *
me nderim do të thërras Emrin e Zotit.
Do t’i kryej kushtet e mia bërë Zotit *
në praninë e mbarë popullit të tij,
në oborret e Shtëpisë së Zotit, *
midis teje, o Jerusalem!
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen
Ant. 1 Ju, nxënësit e mi,
më keni qëndruar besnikë në momentin e tundimit.
Ant. 2 Unë jam në mes jush si shërbëtor i të gjithëve.
Psalmi 126 /125/ (1-6)
Kur Zoti i ktheu robërit e Sionit, *
na dukej si të ishim në ëndërr.
Atëherë goja na u mbush me gaz *
e gjuha jonë ia thoshte këngës së gëzimit!
Asohere thuhej ndër paganë: *
»Zoti bëri për ta punë të mëdha!«
Vërtet Zoti bëri për ne mrekulli *
e zemrat na u mbushën me gëzim!
Ktheji, o Zot, robërit tanë *
porsi përrenjtë e mesditës!
Ata që mbjellin me lot, *
deh, le të korrin me gëzim!
Në të shkuar ecnin e qanin *
duke mbartur farën për ta mbjellë,
kurse në kthim do të vijnë plot gëzim *
duke mbartur dorëzat e veta.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen
Ant. 2 Unë jam në mes jush si shërbëtor i të gjithëve.
Ant. 3 Nuk ju thërras shërbëtorë, por miq:
sepse ju tregova gjithçka dëgjova prej Atit tim.
Kënga Krh. Ef 1, 3-10
Qoftë bekuar Hyji.*
Ati i Zotit tonë Jezu Krishtit,
i cili na bekoi me çdo bekim shpirtëror *
në qiell në Krishtin.
Në Të na zgjodhi *
para krijimit të botës
që të jemi të shenjtë e të papërlyer *
para Tij në dashuri.
Ai na parashënoi për vete *
të jemi bij në shpirt
në saje të Jezu Krishtit *
me pëlqimin e vullnetit të vet
për nder të lavdisë së hirit të tij *
me të cilin na pajisi me anë të të Dashurit:
në Të, në saje të gjakut të tij, *
e fituam shpërblimin;
në Të na u falën fajet *
me anë të begatisë së hirit të tij,
të cilin Hyji e ndikoi në ne *
bashkë me çdo urti e kuptim.
Ai na vuri në dijeni *
mbi misterin e vullnetit të vet
synim që lirisht kishte vendosur *
qysh më parë ta kryente në Të
kur të plotësohej koha: *
të vërë çdo gjë
nën kryesinë e Krishtit,
të gjithë qenësitë *
që janë në qiell e në tokë.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen
Ant. 3 Nuk ju thërras shërbëtorë, por miq:
sepse ju tregova gjithçka dëgjova prej Atit tim.
Leximi i shkurtër Kol 1, 3-6
E falënderojmë Hyjin, Atin e Zotit tonë Jezu Krishtit dhe lutemi vazhdimisht për ju, sepse morëm vesh për fenë tuaj në
Jezu Krishtin dhe për dashurinë që keni ndaj të gjithë shenjtërve, për arsye të shpresës që ruhet për ju në qiell. Për të keni
dëgjuar në saje të fjalës së vërtetës - Ungjillit, që arriti te ju dhe po jep fryte e po zhvillohet.
Përgjigjja e shkurtër
C Shpallni mbarë popujve * mrekullitë e Zotit.
Shpallni mbarë popujve mrekullitë e Zotit.
D Kumtojuni të gjithë kombeve,
mrekullitë e Zotit.
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Shpallni mbarë popujve mrekullitë e Zotit.
Kënga ungjillore (Magnificat)
Ant. I gjithë kuvendi
dëgjonte prej Barnabës dhe Palit
shenjat dhe mrekullitë që kishte bërë Zoti
në mesin e popujve paganë, aleluja.
Shpirti im e madhëron Zotin, *
shpirti im me hare i brohorit Hyjit, Shëlbuesit tim,
sepse shikoi me pëlqim mbi shërbëtoren e vet të përvujtë: *
qe se, që tani të gjitha breznitë do të më quajnë të lumtur,
sepse punë të mëdha bëri për mua Hyji i gjithpushtetshëm *
- i shenjtë është Emri i tij!
Mëshira e tij brezni më brezni *
për ata që e druajnë.
E tregoi fuqinë e krahut të vet: *
hodhi poshtë qëllimet e krenarëve,
i rrëzoi princat prej froneve të tyre *
i lartësoi të përvujtit.
Me të mira i mbushi ata që s'kishin ç'të hanë
të pasurit i nisi duarthatë.
I ndihmoi Izraelit, shërbëtorit të vet,
duke e sjellë në mend mëshirën
- si ua pati premtuar etërve tanë *
në të mirën e Abrahamit e të pasardhësve të tij në amshim.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen
Ant. I gjithë kuvendi
dëgjonte prej Barnabës dhe Palit
shenjat dhe mrekullitë që kishte bërë Zoti
në mesin e popujve paganë, aleluja.
Lutjet e besimtarëve
Të ndërtuar mbi themelin e apostujve, t’i lutemi Zotit, Hyjit të gjithëpushtetshëm, për popullin e tij të shenjtë dhe t'i drejtohemi
duke i thënë:
O Zot, le të të bjerë në mend për Kishën tënde.
O Atë, ti deshe që Biri yt i ngjallur prej të vdekurve së pari t'u lajmërohet apostujve
bëj që të jemi dëshmitarët e tij deri në mbarim të botës.
Birin tënd e dërgove në botë që të varfërve t'u shpallë lajmin e gëzueshëm të shëlbimit
bëj që Ungjilli t'i predikohet çdo krijese.
Birin tënd e dërgove që ai ta mbjellë farën e fjalës
bëj që edhe ne që në vuajtje mbjellim farën, me gëzim ta korrim.
Ti e dërgove Birin tënd që me gjakun e vet ta pajtojë botën me ty
bëj që të gjithë ne të marrim pjesë në pajtimin tënd me botën.
Birin tënd e vure në qiell në të djathtën tënde
merri në Mbretërinë e të të lumturve të vdekurit tanë të dashur.
Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroft emri yt. Ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell ashtu në tokë.
Bukën tonë të përditshme, na e jep sot, na i fal fajet tona si i falim ne fajtorët tanë, e mos na lër të biem në tundim, por na liro
nga i Keqi. Amen.
Lutja
O Hyj, ti e zgjodhe Barnabën, njeri me fe të gjallë e plot me Shpirt Shenjt, për misionin ndër paganët: bëj që Ungjilli i
Krishtit, të cilin ai e predikoi me guxim, të shpallet gjithnjë me fjalë e me vepra, me besnikëri të vërtetë. Nëpër Zotin.
PASMBRËMËSORJA
PAS LUTJES SË MBRËMJËS II TË SË DIELËS DHE TË KREMTEVE
V. Hyj, më eja në ndihmë!
P. O Zot, shpejto të më ndihmosh!
V. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,
P. si ka qenë në fillim,
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen. (K. P. aleluja)
Në këtë moment është mirë të mbahet një moment qetësie për të bërë shqyrtimin e ndërgjegjes. Në kremtimet e bashkësive
mund të përdoret apo të përshtatet një nga formulat e pendesës që përdoren gjatë meshës. Ose
PUNA E PENDIMIT
O Zoti im, po më vjen keq me gjithë zemër për të gjitha mëkatet që i kam bërë. Se kam bjerrë parrizin dhe kam merituar ferrin. Por
më fort se të kam fyer Ty, o E mira e pambaruar, që kaq fort më ke dashur. Mëshirë, o Zot! Më fal, o Zot! Po të jap fjalën, me
ndihmën tënde, që mos të fyej më kurrë. Amen.
Himni: njëri prej këtyre që vijon, sipas dëshirës
HIMNI
Para fundit të dritës,
ty duam, krijuesi i sendeve,
me mirësinë e zakontë,
të na kryesosh në roje.
Ty ëndërrofshin zemrat tona,
në gjumë të rëndë Ty ndjefshin,
dhe gjithmonë lavdinë tënde
këndofshin në ag të dritës.
Na jep jetë të shëndetshme,
ngrohtësinë tonë përtërije,
mjegullën e zezë të natës
ta sqarojë drita jote.
Na jep, Atë fuqiplotë,
me anë t’Hyjit Jezu Krisht,
që me ty në amshim
mbretëron me Shpirtin Shenjt. Amen.
Ose:
O Krisht, që tërë shkëlqim e dritë
zbulon errësitë e natës,
e ndriçim drite quhesh
kur dritë u flet të lumëve.
O Hy i Shenjtë të lutemi
Ti në këtë natë na ruaj;
në ty të gjejmë pushimin,
na i bëj të qeta or ët.
Nëse sytë i zë gjumi,
për ty zemra t’rrijë zgjuar;
të mbrosh me dorën tënde
besnikët që të duan.
Shiko, o mbrojtësi ynë,
na ruaj ndër prita e kurthe,
sundo shërbëtorët tu
që me gjak tënd shpërbleve.
O Krisht, mbret shumë i drejtë,
Ty e Atit iu qoftë lavdia,
me Shpirtin Ngushëllimtar
ndër shekujt e përhershëm. Amen.
Ant. 1
Bano nën hijen e të Gjithëpushtetshmit:
dhe do të gjesh strehim
prej ngashënjimeve të së keqes.
Psalmi 91 /90/ (1-16)
Lum njeriu që është nën mbrojtjen e të Tejetlartit
Qe, ju dhashë pushtet të shkelni përmbi gjarpërinj e përmbi akrep (Lk 10, 19).
Kush banon nën mbrojtjen e të Tejetlartit, *
do të qëndrojë nën hijen e të Gjithëpushtetshmit.
Do t’i thotë Zotit: »Strehimi im, *
kështjella ime, Hyji im, do të shpresoj në të.«
Sepse Ai do të të çlirojë ty nga laku i gjahtarëve *
dhe nga fjala dijekeqe.
Do të të bëjë hije me krahët e vet *
do të strehohesh nën fletët e tija,
shqyt e pancir e vërteta e tij. *
Nuk do të tutesh prej tmerrit të natës,
as prej shigjete që fluturon ditën, †
as prej murtaje që shëtit në errësirë, *
as prej shfarosjes që shkretëron në mesditë.
Le të bien me mijëra rreth teje, †
dhjetëra mijëra në të djathtën tënde, *
ty nuk do të të ndodhë asgjë!
Porsa ti me sy të vetëtish, *
shpagimin e mëkatarit do ta shikosh!
Pasi Zoti është mburoja jote *
dhe e zgjodhe të Tejetlartin për strehimin tënd,
e keqe nuk do të të gjejë, *
dhe frushkull s’do t’i afrohet tendës sate:
sepse engjëjve të vet urdhër u dha *
të të ruajnë në të gjitha udhët e tua.
Do të të mbartin para duarsh *
që gand të mos e ndeshësh këmbën tënde për gur.
Do të shkelësh mbi shlligë e kapastrec, *
do të kalosh mbi luanë e gjarpërinj.
»Do ta shpëtoj sepse më do, *
do ta marr ndore sepse e njeh Emrin tim.
Ai do të më thërrasë e unë do t’i ndihmoj, †
në vështirësi do të jem me të, *
do ta shpëtoj dhe do ta madhëroj.
Do t’i dhuroj jetë të gjatë, *
do t’ia tregoj shëlbimin tim.«
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen
Ant. 1
Bano nën hijen e të Gjithëpushtetshmit:
dhe do të gjesh strehim
prej ngashënjimeve të së keqes.
Leximi i shkurtër Zb 22, 4-5
Shërbëtorët e Hyjit do ta shikojnë fytyrën e tij. Emri i tij do të jetë në ballë të tyre. Nuk do të ketë natë as drita e llambës më
nuk do të duhet as drita e diellit, sepse Zoti Hyj do të shndrisë mbi ta dhe ata do të mbretërojnë në shekuj të shekujve.
Përgjigjja e shkurtër
C O Zot, * në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim.
O Zot, në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim.
D O Hyj i së vërtetës, ti më ke shëlbuar:
në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim.
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
O Zot, në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim.
Ant. Na shpëto, o Zot, derisa rrimë zgjuar;
na ruaj kur flemë: që të rrimë zgjuar me Krishtin
dhe të gjejmë prehje në paqe. (K. P. aleluja)
Kënga e Simonit Lk 2, 29-32
Krishti, drita e popujve dhe lavdia e Izraelit.
Tani, o Zot, mund të lejosh të vdesë *
shërbëtori yt në paqe sikurse the ti vetë,
sepse me sytë e mi e pashë shëlbimin *
që ti e bëre gati në sy të të gjithë popujve:
Dritën që bën të njohin Ty paganët *
e që i jep nder popullit tënd, Izraelit.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen
Ant. Na shpëto, o Zot, derisa rrimë zgjuar;
na ruaj kur flemë: që të rrimë zgjuar me Krishtin
dhe të gjejmë prehje në paqe. (K. P. aleluja)
Lutja
Le të ngritët para teje, o Atë, lutja jonë në fund të kësaj dite, përkujtimore të ringjalljes së Zotit: bëj me hirin tënd që të
pushojmë në paqe, të sigurt prej çdo së keqeje, dhe të zgjohemi në gëzim për ta kënduar lŕvdin tënd.
Nëpër Zotin
Në të kremte:
Lutja
Vizito, o Atë, shtëpinë tonë dhe na mbro prej sulmeve të armikut; le të vijnë engjëjt e shenjtë që të na ruajnë në paqe, e
bekimi yt le të jetë gjithmonë me ne. Nëpër Zotin
Edhe kur Pasmbrëmësorja thuhet personalisht, vijon bekimi:
Zoti i gjithëpushtetshëm na dhuroftë një natë të qetë
dhe një mbarim të mirë.
C Amen.
Të falemi Mbretëreshë, Nëna e mëshirës, jeta, ëmbëlsimi e shpresa jonë, të falemi! Ty të thërrasim ne të shkretët, bijtë e Evës, që
po fshajmë, po gjëmojmë e po qajmë në këtë shekull plot me lot. Deh pra, pajtorja jonë, ata sy të mëshirshëm të tu silli prej nesh!
E Jezusin, të bekuarin, frytin e barkut tënd, pas kësaj shkretie na e kallxo. O e dhimbshmja, o e buta, o e ëmbla Virgjëra Mari!
Amen.
Nën mbrojtjen tënde po ngasim, o shenjta Nëna e Hyjit, mos na i përbuz lutjet ndër nevoja tona, por, o virgjëra e lume dhe e
bekuar, na shpëto përherë prej të gjithë rreziqesh, Zoja jonë, dhe ndërmjetëse e jona. Me Birin tënd na pajto, Birit tënd na porosit
ndër duar të Birit tënd na lësho.







All the contents on this site are copyrighted ©.