2010-06-11 18:26:14

Ndeshje në Kigizistan: 23 të vdekur


(11.06.2010 RV)Arriti në 23, numri i të vdekurve e në 338, ai i të plagosurve, gjatë ndeshjeve, që nisën mbrëmë e vijuan edhe sot, në Osh të Kirgizistanit, ndërmjet Kinës e Kazakistanit. Me sa duket, është fjala për ndeshje ndëretnike ndërmjet kirgizëve e uzbekëve, në jug të vendit. Autoritetet kanë shpallur shtetrrethimin në zonë, ku edhe në të kaluarën nuk kanë munguar ndeshje të kësaj natyre.







All the contents on this site are copyrighted ©.