2010-06-11 18:26:25

Nato: “të matura” progreset e misionit Isaf në Afganistan.


(11.06.2010 RV)Misioni ndërkombëtar Isaf, i udhëhequr nga NATO, në Afganistan, ka shënuar deri tani progrese të matura. Ky është gjykimi i shprehur nga ministrat e mbrojtjes të Aleancës, mbledhur në Bruksel. Në një deklaratë, miratuar në përfundim të një mbledhjeje dyditore, të 28-tët pohuan se inkurajohen nga rezultatet, por se mbeten gjithnjë shumë sfida të panjohura, gjë që do të thotë se suksesi nuk është ende i sigurt. Sekretari i NATO-s, Rasmussen, në një takim me shtypin, theksoi se muajt e ardhshëm trupat e Isafit duhet të kalojnë prova të vështira. Ndërkaq nëntë civilë gjetën vdekjen për shkak të një bombe artizanale, që shpërtheu në sa automjeti i tyre po kalonte në rrugën e provincës së Kandaharit. Njoftimin e dhanë autoritetet vendase.








All the contents on this site are copyrighted ©.