2010-06-10 15:54:37

“Një varg kundërshtimesh gjatë vitit meshtarak”: reflektimet e kardinalëve Ujé dhe Bertone në ditën e dytë të kremtimeve përmbyllëse në Romë.


(10.06.2010 RV)Dita e dytë e kremtimeve në Romë për mbylljen e vitit meshtarak, që u hap, po kujtojmë këtu, më 19 qershor 2009 nga Benedikti XVI me rastin e 150-vjetorit të kalimit në amshim të famullitarit të shenjtë të Arsit, Gjon Maria Vianejt. Janë më shumë se 12 mijë meshtarët që ka ardhur në Romë, ku sot paradite në Bazilikën e Shën Palit, kryeipeshkvi dhe primati i Kanadasë kardinali Ujé meditoi mbi temën e Çenakullit në lidhje televizive me Bazilikën e Shën Gjonit në Lateran. Më pas sekretari i shtetit kard. Tarçizio Bertone kryesoi kremtimin e Meshës Shenjte:

Fjalët e kardinalit Ujér tingëlluan fuqishëm në Bazilikën e Shën Palit, duke filluar që nga përvoja e tij personale. “Kur u pata shuguruar meshtar në vitin 1968, në një atmosferë të përgjithshme kundërshtimesh, do të kisha mundur – tregoi kardinali Ujé – ta braktisja ose ta ndërprisja rrugëtimin tim, siç ndodhi me shumë meshtarë e rregulltarë”. Por, “përvoja misionare, miqësia meshtarake dhe afërsia me të varfërit, më ndihmuan t’i kapërcej trazirat e vitet fill pas Koncilit II vatikanas”, tha ai. “Edhe sot, po shohim, - vuri në dukje Kardinali Ujé një valë kundërshtimesh të papara ndonjëherë kundër Kishës dhe meshtarisë” për shkanduj të rëndë, të cilët duhet t’i ndreqim me sinqeritet.” Por përveç pastrimeve të nevojshme e të merituara për mëkatet tona, duhet të pranojmë, - vijoi kardinali Ujé, - se ka një qëndrim që i kundërvihet shërbimit tonë në dobi të së vërtetës.” Ka sulme nga jashtë dhe nga brenda që kanë si synim përçarjen e Kishës.” Prej këndej edhe ftesa për t’u lutur “për bashkimin e Kishës dhe për shenjtërinë e meshtarëve.”

Me fjalët e kardinalit kanadez u bashkua edhe kardinali sekretar i shtetit Tarçizio Bertone gjatë homelisë së Meshës.” Mosbindja ndaj vullnetit hyjnor dhe e keqja e mëkati vijnë e bëhen gjithnjë e më të forta, sa më shumë na fton Zoti të bashkohemi me të.” – bashkim ky që lind nga bindja ndaj Fjalës së Zotit “ në shtegun e përditshëm që na drejton nga shenjtëria që kemi marrë në Shugurimin e shenjtë, drejt shenjtërisë të përjetuar në ministerin e përditshëm”. theksoi Kardinali Bertone. Edhe një herë, pra del në plan të parë “përmasa e fjalës”, që është themelore dhe e dorës së parë në ministerin meshtarak. “Kjo nuk është vetëm një detyrë, por vetë damari i ekzistencës sonë, shpirti dhe frymëmarrja e saj.







All the contents on this site are copyrighted ©.