2010-06-10 17:46:23

Votimet në Hollandë. Fitojnë liberalët por vetëm për një vend.


(10.06.2010 RV)Partia antiislamike e Gert Vildersit (PVV) pati në zgjedhjet e fundit në Hollandë një rritje të pabesueshme të vendeve në parlament, duke u bërë partia e tretë. Përtej çdo parashikimi numri i deputetëve të saj kaloi nga 9 në 24, duke ia kaluar edhe demokristianëve të kryeministrit Jan Peter Balkenende (CDA). Tashti kanë filluar bisedimet për formimin e qeverisë së re dhe Vilders, pavarësisht rezultateve të shkëlqyeshme ka mundësi të mbetet në opozitë. Koalicioni më i mundshëm mendohet të jetë ai ndërmjet liberalëve dhe laburistëve, shoqëruar nga demokristianët dhe nga të gjelbërit e qendra.







All the contents on this site are copyrighted ©.