2010-06-10 17:45:47

Nafta në Gjirin e Meksikës. Kryeministri britanik Kameron: Qeveria e gatshme të ndihmojë BP.


(10.06.2010 RV)Kryeministri i porsazgjedhur i Britanisë së Madhe David Kameron, deklaroi se qeveria e tij është e gatshme të ndihmojë shoqërinë e shpimeve të naftës “British Petroleum”. Në fund të javës Kameron do të diskutojë me presidentin Obama në lidhje me këtë çështje në telefon. Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i kryeministrit britanik.







All the contents on this site are copyrighted ©.