2010-06-09 17:02:56

Qeveria shqiptare do të shesë pasurinë e patundshme


(09.06.2010 RV)Qeveria shqiptare po përshpejton likuidimin e letrave me vlerë, të cilat janë pjesëmarrje aksionare në ish-firmat shtetërore, dhe ka ndërmend të shesë pasurinë e patundshme, që disponon, me përjashtim të shkollave dhe të spitaleve. Pas shitjes së kompanisë telefonike AMC, nga e cila u morën 45 milion dollarë, Ministria e Ekonomisë zgjodhi konsulentin për privatizimin e Albtelekomit.
Do të jetë konsorciumi kroat “Zagrebaçka Banka”, ai që do të merret me shitjen e kompanisë së telefonisë fikse, kontrolluar nga turqit me 76% të aksioneve. Kjo është strategjia e zgjedhur nga qeveria Berisha për të ulur defiçitin në bilanc. Objektivi është fitimi i 200 milion dollarëve. Privatizimi do të prekë edhe firmën e naftës Albpetrol dhe sigurimet INSIG, ndërsa Ministria e Mbrojtjes ka parashikuar shitjen e kazermave, që nuk përdoren më.







All the contents on this site are copyrighted ©.