2010-06-08 16:56:38

U çel sot në Romë ekspozita mbi të drejtat e mohuara të fëmijëve nëpër botë.


(08.06.2010 RV)Terre des Hommes – një ndër organizatat joqeveritare më të njohura që merren me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në vendet e pazhvilluara, me rastin e 50-vjetorit të themelimit dhe të 20-vjetorit të deklaratës së OKB-së për të drejtat e fëmijëve, inauguroi sot në Romë një ekspozitë për sensibilizmin e shoqërisë për të drejtat e mohuara të fëmijëve nëpër botë, me titull “Unchildren”.
“Kjo ekspozitë përfaqëson nivelin e të drejtave të fëmijëve në botë, ku pasqyrohet niveli ynë i qytetarisë” – u shpreh kryetari i Terre des Hommes për Italinë, Rafaele Salinari. “Në një kohë kur me miliona fëmijëve iu mohohen të drejtat, Terre des Hommes përgjigjet me vullnetin për ta zgjeruar edhe më shumë fushën e të drejtave, për t’i bërë ballë formave të reja të shkeljes të këtyre të drejtave” – shprehet agjencia e lajmeve Sir. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 30 qershor.







All the contents on this site are copyrighted ©.