Sot më 8 qershor kalendari Kishtar përkujton të Lumin Armando prej Ziertkzee.
(8/6/2010 RV)Me origjinë nga ishulli i Schouwen-it në Zeeland (Hollandë) Armandi lindi
aty nga gjysma e shek XV. Hyri në urdhrin françeskan dhe iu kushtua për shumë vjet
mësimdhënies së Shkrimit Shenjt, falë njohjes së thellë të disa gjuhëve biblike, si
gjuhës greke, hebraike dhe kaldeje. Fryt i leksioneve të tij qenë disa komente mbi
librat e Biblës, që mbetën dorëshkrim, ndërsa tri vepra u botuan në Anversë në vitin
1534. U bë shumë shpejt i njohur ndërmjet bashkëkohësve, të cilët e përshkruajnë
si njohës të thellë të Shkrimit Shenjt e jo më pak, i filozofisë shekullare, mjeshtër
i mësimdhënies, gojëtar i shquar, njeri i përshpirtshëm e fetar. Qe një nga fretërit
më të zellshëm, që shpresonin ta reformonin urdhrin françeskan, pa qenë e nevojshme
të ndahej në disa degëzime, siç edhe u nda më pas. Vdiq në kuvendin e Luvenit,
në vitin 1524, sipas epitafit që iu shkrua mbi varr. Kujtohet si i lum më 8 qershor
në Martirologun Françeskan.