2010-06-08 16:55:17

Irak: vritet një tregtar i krishterë në Kirkuk. Kthehet frika ndër besimtarët.


(08.06.2010 RV)Një vrasje tjetër tronditi bashkësinë e krishterë të Kirkukut, në veri të Irakut. Dje në darkë, - sipas agjencisë së lajmeve Azianjuz, u vra me armë zjarri, përpara banesës së vet tregtari Hani Salim Vadi, 34 vjeç. Viktima, i martuar dhe me një fëmijë, ishte pronar i një dyqani celularësh, në qendër të qytetit. Motivi i vrasjes nuk është ende i qartë, por të krishterët, kanë frikë se mos përfshihen në një valë të re raprezaljesh e dhune. Veriu i Irakut, në veçanti Mosuli dhe Kirkuku, janë kthyer prej kohësh në një arenë sulmesh kundër bashkësive të krishtera, të cilat gjenden në qendër të luftës për pushtet të arabëve, të kurdëve dhe turkomanëve. Të krishterët, të cilët e kanë denoncuar prej kohësh dhunën që ushtrohet kundër tyre në një klimë indiference të përgjithshme, janë të bindur se nuk bëhet fjalë për kriminelë ordinerë, po se pas këtyre sulmeve “ka një plan politik të qartë”: krijimi i një enklave të krishterë në fushën e Ninives, në një kohë kur qeveria, qoftë në qendër, qoftë në bazë nuk po bën asgjë për ta parandaluar.







All the contents on this site are copyrighted ©.