2010-06-06 16:21:39

Larnaka


(06.06.2010 RV)Larnaka lindi si vendbanim fenikas në shekullin IX para Krishtit. Qyteti u kthye në fenë e krishterë në shekullin I pas Krishtit. Sipas traditës, ipeshkvi i parë i vendit ishte Lazri, miku i Jezusit, që u vendos në këtë qytet pas mrekullisë së ngjalljes së tij nga varri. Varri i themeluesit ndodhet në Kishën e Shën Lazrit, ndërtuar në shekullin VIII nga perandori Leoni VI, i Urti. Qyteti i ka jetuar të gjitha ngjarjet e Ishullit, duke paguar një haraç të veçantë, për shkak të pozitës së tij gjeografike si port jugor, posaçërisht gjatë sulmit arab, ndërmjet shekullit VII e X. Nga viti 1974, pas pushtimit turk në pjesën veriore të Ishullit dhe humbjes pasuese të portit të Famagostës, në Larnaka u ndërtua aeroporti dhe u zgjërua porti detar. Kështu qyteti u bë një nga qendrat e rëndësishme turistike, me një bregdet shumë të kërkuar.
Këtu Papa u nda nga Qipro e banorët e ishullit.







All the contents on this site are copyrighted ©.