2010-06-06 16:21:22

Katedralja maronite e Zojës së Hireve, në Nikozi.


(06.06.2010 RV)U ndërtua me fondet e mbledhura nga besimtarët dhe me kontributin e qeverisë qipriote. Shugurimi (1960) u kremtua në praninë e kryeipeshkvit maronit të Qipros, imzot Elias Farah dhe të presidentit të Republikës së Qipros, Fortlumturisë së Tij, Makarios III. Kohët e fundit katedralja u restaurua pjesërisht, me fonde të dhuruara nga besimtarët. U prek kryesisht elteri, në përkim me udhëzimet e reja të Liturgjisë maronite, u vendosën vetrata të reja me episode nga jeta e shenjtorëve maronitë, u realizuan disa mozaikë artistikë përjashta si dhe impiantet e ajrit të kushtëzuar.
Kisha mund të zërë 300 besimtarë. Sot ishin të pranishëm më se 300 besimtarë maronitë, me korin e tyre si dhe Komiteti organizues. Lutjet u thanë në gjuhën greke, arabe e angleze.
Në përfundim të kremtimit, Papa u largua nga katedralja drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Larnakës.







All the contents on this site are copyrighted ©.