2010-06-05 17:04:33

Shkolla fillore “Shën Maron” e qendra të tjera


(05.06.2010 RV)Shkolla fillore është një nga 22 institutet e arsimit katolik të Qipros, pjesë përbërëse e planit, hartuar nga bashkësia maronite e Ishullit, pas ikjes së detyruar të 2.500 maronitëve (gjysma e besimtarëve në ishull) nga fshtatrat e tyre, në pjesën e pushtuar nga turqit, në vitin 1974. Ushtarët turq pushtuan katër fshtara maronite si dhe kishat maronite të Famagostës, Kambylit, Kytherës e Vunoit. Manastiri historik, kushtuar Elisë Profet, u bombardua e, natyrisht, edhe u dëmtua rëndë. Pasi u rivendosën në pjesën jugore të Ishullit, maronitët nisën të mendojnë për ndërtimin e kishave të tyre. Por këtë nuk mundën ta realizojnë aq shpejt, sa dëshironin. Aty nga vitit 1985 arritën të ndërtonin Kishën e Shën Maronit, në Nikozi. Kisha, pas 315 vjetësh mungese, u bë sërisht seli e kryeipeshkvit të Qipros, që u kthye nga Libani, ku ishte detyruar të largohej. Gjithnjë në këto vite u krijua edhe instituti i kreditit “Maronite Cooperative Saving” (1998). Nga kjo datë, në Nikozi vijuan ndërtimet: u ndërtua Streha e Shëna Ndout (2001), shkolla fillore e Shën Maronit dhe Monumenti i maronitëve të rënë ose të humbur (2002), kisha e Shën Sharbelit 2001, kisha e Shën Marinës në Limasol, Manastiri i Elisë Profet në Koçatis (2006). Në Kormakitis u vendosën dy shtatore: e Shën Sharbelit (2008) dhe e Virgjërës Mari (2009).







All the contents on this site are copyrighted ©.