2010-06-05 17:04:21

Nikozia (Lefkosia).


(05.06.2010 RV)Me 309. 000 banorë, (pjesa greko-qipriote 224.000 banorë; pjesa turko-qipriote 85. 000 banorë), kryeqytet që në mesjetë, shtrihet në fushën qëndrore të ishullit. Vendbanimet më të lashta nisin nga epoka e bronzit, në një territor të pasur me bakër e me tokë pjellore. Qyteti, ashtu si mbarë Ishulli i Qipros, ka një histori të trazuar. U pushtua, me radhë, nga romakët, bizantinët, lusinjanët, frankët, venecianët (1489-1571), otomanët (1571-1878) e së fundi, nga britanikët (nga vitit 1878), deri në fitimin e pavarësisë, në vitin 1960. Muret e Nikozisë janë vepër e venedikasve, që ndryshuan edhe rrjedhën lumit Pedieos, duke i dhënë kështu fund përmbytjeve. Që nga koha e pushtimti turk (1974), Nikozia u nda në dy pjesë të barabarta nga vija ndarëse e armëpushimit (Green Line ose Attila Line). Patrullohet nga helmetkaltrit e UNFICY (United Nations Peacekeeping Force Cyprus). Në pjesën jugore, nën kontrollin e Republikës së Qipros, janë selitë e institucioneve politike, ekonomike, industriale si dhe përfaqësitë diplomatike.

Kryepeshkopi Makarios III (1913-1977), në shekull Mihail Christodulu Mùskos ka qenë Kryepeshkop i Qipros, me emrin Makarios III (nga vitit 1950) si dhe presidenti i parë i Republikës së Qipros, deri në vdekje. La gjurmë të thella në kujtesën historike të vendit, si personalitet fetar e politik i shquar, por edhe i diskutuar.







All the contents on this site are copyrighted ©.