2010-06-05 17:05:18

Kisha Ortodokse e Qipros.


(05.06.2010 RV)Kisha Ortodokse e Qipros ka qenë gjithnjë e pavarur dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën politike të Ishullit. Ka marrë pjesë gjallërisht në luftën për pavarësi kundër turqve, duke paguar haraç gjaku (më 1825, një pjesë e mirë e klerit qipriot, duke përfshirë mbarë hierarkinë, u masakrua nga turqit, sepse dyshohej për mbështetjen e Revolucionit grek).
Gjatë periudhës së sundimit anglez (1878-1958), Kisha Ortodokse qipriote u impenjua gjallërisht në luftën për pavarësinë, që u fitua më 1960. Më pas, Kryeipeshkvi Makarios u zgjodh president i Republikës së re, duke kryer njëkohësisht detyrën e kryetarit të Shtetit e atë të kryetarit të Kishës, deri në vdekje, më 1977.
Pas pushtimit turk, më se 170.000 nënshtetas qipriotë (rreth 1/3 e popullsisë në vitin 1974), u bënë refugjatë në vend të vet; më se 500 kisha, kapela, e manastire (katolike, maronite, armene e ortodokse) u përdorën për qëllime të tjera ose u shkatërruan; trupat turke, të dërguara në pjesën e pushtuar të Ishullit, kapen në 43 mijë ushtarakë. Nga viti 1947, deri më sot, Turqia vendosi më se 160 mijë kolonë në pjesën e veriore të Qipros.
Kisha Ortodokse e Qipros është anëtare e Këshillit Botëror të Kishave, që nga viti 1948. Merr pjesë aktive në takime të ndryshme ndërkonfesionale e ndërfetare në zonën e Lindjes së Mesme e në Evropë. Në Qipro ndodhet selia e Këshillit të Kishave të Lindjes së Mesme.
Në krye të Kishës Ortodokse është Fortlumturia e Tij Chrysostomos II, Kryepeshkop i Justinianës së Re dhe i mbarë Qipros. Chrysostomos II, lindur në Tala (Paphos) më 10 prill 1941, kreu studimet teologjike në Athinë (1972). Ngjiti shpejt shkallët e hjerarkisë kishtare, duke nisur nga detyra e Igumenit të manastirit të Shën Neofitus, në Pafos, tek detyra e lartë, që ka sot në krye të Kishës Ortodokse të Ishullit, Fortlumturia e Tij mori pjesë, me cilësinë e Kryetarit të Sinodit të Shenjtë, në salikimet e Gjon Palit II dhe në kremtimet për fillimin e Papnisë së Bendiktit XVI. Si përgjigje, Papa dërgoi një delegacion në kremtimin e fronëzimit të Chrysostomos II në katedralen e Nikozisë (Lefkozia). Me rastin e vizitës ekumenike të Fortlumturisë së Tij tek Benedikti XVI, më 16 qershor 2007, u botua një Deklaratë e përbashkët, si dëshmi e klimës së vëllazërimit të Kishës Katolike e Kishës Ortodokse të Qipros.







All the contents on this site are copyrighted ©.