(04.06.2010 RV)Pafos, me 40 mijë banorë, ndodhet në pjesën perëndimore të ishullit
të Qipros. Është qytet i vogël, me një port piktoresk, me qendra tërheqëse turistike
e arkeologjike. Pafos është në listën e qyteteve të mbrojtura nga Unesko, si pasuri
e njerëzmit. Është për t’u kujtuar posaçërisht Fortesa e Pafos, rindërtuar plotësisht
prej otomanëve, nga fundi i viteve 1500, pas pushtimit venecian e bizantin. Sot Fortesa
shërben për organizmin e takimeve e të ekspozitave.