2010-06-04 13:40:24

Qipro


(04.06.2010 RV)Republika e Qipros është e pavarur që nga 19 shkurti i vitit 1959, pas traktatit anglo-greko-turk, që i dha fund sundimit britanik në ishull. “Cyprus Act”(1960) parashikonte bashkëpunimin institucional ndërmjet dy bashkësive, turke e greke, por në vitin 1963 zevendës–presidenti, ministrat e deputetët turko-qipriotë i braktisën institucionet. Në vitin 1964 OKB-ja dërgoi në ishull një mision, i cili nuk qe i aftë ta ndalojë grushtin e shtetit të juntës ushtarake, asokohe në pushtet në Greqi (17 qershor 1974). Pasoi sulmi ushtarak i Turqisë, që mori nën kontroll pjesën veriore të ishullit (35,4% të sipërfaqes së përgjithshme), duke themeluar Republikën Veriore të Qipros, e njohur vetëm nga Ankaraja. Më 2001 u hodh poshtë plani i OKB-së për ribashkimin e ishullit e kështu vetëm Republika e Qipros, hyri në Bashkimin Evropian, më 1 maj të të njëjtit vit.
Presidenti i Republikës, që është edhe kryeministër i vendit, zgjidhet me votime të përgjithshme, me mandat prej pesë vjetësh. Mandati i Parlamentit, që përbëhet nga 59 anëtarë, nga të cilët 3 përfaqësues të pakicave fetare, është pesëvjeçar.
Kufijtë dhe pozita gjeografike: Ishull i Mesdheut lindor, pranë brigjeve të Libanit, Sirisë e Turqisë, përshkohet, nga lindja në perëndim, prej dy vargmalesh, të ndara nga një zonë fushore, e pasur me ujëra.
Ishulli i Qipros është anëtar i Komunuelthit (Bashkësisë Politike); i Këshillit të Evropës; Bankës Evropiane për Rindërtmin e Zhvillimin; OKB-së; BE-së, WTO-së (Organizatës Botërore të Tregtisë).
Kryeqyteti: Nikozia, me 309.000 banorë (pjesa greko-qipriote; 224.500 banorë; pjesa turko-qipriote, 85. 000 banorë.
Gjuha: greke e turke (zyrtare); përdoret shumë gjuha angleze.
Sipërfaqja: Republika e Qipros: 5.896 kmk; pjesa veriore: 3. 355 kmk.
Popullsia: Republika e Qipros: 794.000 banorë; pjesa veriore: 271.100 banorë. Pas ndarjes de facto të vitit 1974, më se 180 mijë grekë kaluan në pjesën jugore të ishullit, ndërsa 50 mijë turq, në pjesën veriore. Përveç këtyre, nga vitit 1974, në ishull u transferuan 160 mijë kolonë turq.
Besimi: (duke përjashtuar pjesën veriore të ishullit) ortodoksë 94,8 %; katolikë 3.15%.(maronitë, latinë, armenë); myslimanë, 06%; të tjerë 2,2%.
Monedha: Euro (€)(lira turke në pjesën veriore)
PBB (Prodhimi i Brendshëm Brut)/banorë: 32.772 $ US në vitin 2008.







All the contents on this site are copyrighted ©.