2010-06-04 11:29:51

Papa u nis për në Qipro, në udhëtimin e 16-të ndërkombëtar


Papa është nisur për në Qipro, në udhëtimin e 16-të ndërkombëtar të papnisë së tij dhe të parin udhëtim në një Vend me shumicë ortodokse, siç është Qipro. Vizita e Papës Benediktit XVI fillon nga aeroporti ndërkombëtar në Paphos, ku do të arrijë në ora 14.00 lokale. Ati i Shenjtë Racinger do të qëndrojë pranë Nunciaturës Apostolike në Nikozi.
Në vijim Papa do të viziton Kishën ortodokse të Shën Qiriakut Chrysopolitissa, ku do të mbahet kremtimi ekumenik.
Rreth orës 16.30 Benedikti XVI do të transferohet në Nikozi (Lefkosia) ku edhe do të qëndrojë deri të dielën.
Kujtojmë se Papa shkon për vizitë në Qipro, ishull i ndarë ndërmjet pjesës greke e asaj turke, që paraqet jo pak probleme e çështje të vështira për Bashkimin Evropian e për bashkësinë ndërkombëtare. Pikërisht këtu Papa do të takohen edhe me ipeshkvijtë e Lindjes së Mesme, të cilëve do t’u dorëzojë dokumentin Instrumentum Laboris të Sinodit të Veçantë për Lindjen e Mesme.







All the contents on this site are copyrighted ©.