2010-06-03 17:01:44

Imzot Lebeuapin në Konferencën mbi Gjykatën e Romës: të mbrohen të drejtat njerëzore


Selia e Shenjtë u kërkon të gjitha Shteteve ta refuzojnë logjikën e dhunës në marrëdhëniet ndërkombëtare: kështu pohoi kryeipeshkvi Alain Paul Lebeaupin në Kampala me rastin e debatit të përgjithshëm të Konferencës së rishqyrtimit të Statusit të Romës mbi themelimin e Gjykatës penale ndërkombëtare. Nunci apostolik në Keni e kreu i delegacionit të Selisë së Shenjtë në Kampala ka ripohuar se paqja e vërtetë ndërtohet mbi katër shtylla: mbi të vërtetën, drejtësinë, dashurinë e lirinë. Kryeipeshkvi uroi matej që adoptimi i një amendamenti që ta përcakton si “krim agresionin” dhe t’i jap Gjykatës penale juridiksionin mbi këtë krim.
Selia e Shenjtë, tha imzot Lebeaupin, kërkon që “ligji i forcës” të zëvendësohet nga “forca e ligjit” dhe nënvizoi faktin se të drejtat njerëzore nuk janë të kufizuara prej kufijve kombëtare por janë të lindura në natyrën e çdo njeriu. Madje, diplomatiku i Vatikanit ripohoi se drejtësia nuk mund të jetë e kufizuar në fushën e ligjshmërisë juridike, por ka nevojë për një impenjim në kuadrin e një rendi më të drejtë shoqëror. Imzot Lebeaupin më tutje tërhoqi vëmendjen tek rëndësia e edukimit që bënë të kuptohet vlera e paqes dhe e drejtësisë. Së fundit, uroi që Konferenca mbi Statutin e Romës të favorizojë promovimin e drejtësisë ndërkombëtare e një përmirësim në fushën e njohjes të të drejtave të njeriut.







All the contents on this site are copyrighted ©.