Mari, Nënë e pohimit, ti ke dëgjuar Krishtin, ia njeh timbrin e zërit e rrahjet
e zemrës. tregona udhën, që të ecim pas Teje në shtegun e fesë.
Mari,
ti që në Nazaret jetove me Jezusin, bëj të ndjejmë në zemër atë që ndjeve ti, butësinë
tënde e heshtjen tënde në dëgjim, e Fjala të lulëzojë në sa udhën tonë e zgjedhim
krejt lirisht.
Mari, folna për Jezusin, që freskia e fesë të na ndrisë në
sy, e ngrohja zemrën atij që takojmë, si bëre ti me Shën Elizabetën që në
moshë të shtyrë galdoi bashkë me ty për dhuratën e jetës.
Mari, Virgjër
e Magnificat: ndihmona ta çojmë gëzimin në botë. Si në Kanë, nxiti të rinjtë t’u
shërbejnë vëllezërve e të bëjnë ashtu si i këshillon Krishti.
Mari, na
prij drejt qiellit, ndihmona që sytë gjithnjë t’i lartojmë. Duam ta shohim Krishtin,
të flasin për Të e dashurinë e tij të gjithëve t’ua kumtojmë! Benedikti
XVI më 31 maj 2007