2010-05-31 18:22:11

British Petroleum nuk arrin të ndalë derdhjen e naftës në Gjirin e Meksikës. Përpjekje tjetër sot ose nesër.


(31.05.2010 RV)British Petroleum nuk arriti të ndalë derdhjen e naftës, që po shkatërron krejtësisht ekosistemin e Oqeanit Atlantik, para brigjeve amerikane. Pas tri dështimeve, ndërmarrja britanike do të bëjë një përpjekje tjetër për të bllokuar pusin në fundin e Gjirit të Meksikës. Edhe në këtë rast, derdhja e naftës do të rritet me 20%. Por edhe nëse ka sukses, problemi mund të konsiderohet i zgjidhur përfundimisht vetëm kur të përfundojë shpimi i dy puseve alternative në fund të gushtit, gjë që do të lehtësojë mbylljen përfundimtare të të parit.
Pa doreza, Shtëpia e Bardhë e quan derdhjen e naftës në det, katastrofën ekologjike më të madhe të historisë së SHBA-ve. Sipas presidentit Obama, pas dështimit të operacionit të fundit “Top Kill”, gjërat bëhen edhe më të vështira. Rreziku rritet për shkak të mbërritjes së uraganëve, që mund ta përhapin naftën kudo në Oqean. Dëmi është edhe psikologjik. Amerikanët nuk kanë më atë besim të verbër tek shkenca, siç e kishin më parë.







All the contents on this site are copyrighted ©.