2010-05-28 10:33:39

SHBA nxisin dialogun në Lindje të Mesme. Presidenti Obama fton Netanijahun në Uashington.


(27.05.2010 RV)Presidenti amerikan Barak Obama ftoi zyrtarsht në Uashington kryeministrin izraelit Benjamin Netanijahu për bisedime të martën e ardhshme. Njoftimin e dhanë autoritetet izraelite. Ndërsa Shtëpia e Bardhë, bëri të ditur se më vonë do të ftojë për bisedime edhe presidentin e autoritetit kombëtar palestinez Abu Mazen. Takimet me presidentin e SHBA do të jenë të parat për izraelitët dhe palestinezët që nga fillimi i bisedimeve të tërthorta ndërmjet tyre muajin e kaluar.







All the contents on this site are copyrighted ©.