2010-05-27 16:00:11

Raporti Amnesty International 2010 për Shqipërinë


(27.05.2010 RV)Në Raportin vjetor të organizatës Amnesty International, që ka si objekt të punës së saj të drejtat e njeriut, është bërë një studim i detajuar edhe mbi Shqipërinë. Një delegacion i Amnesty-t ka qenë në Shqipëri në qershor të vitit të kaluar. Ja sinteza e gjendjes në vend, përsa i përket të drejtave të njeriut, ashtu siç shpjegohet në raportin 2010 të organizatës:
“Gjithnjë e më tepër gra kanë denoncuar episode dhune në shtëpi dhe kanë kërkuar mbrojtje ligjore, megjithëse shumë prej tyre e kanë tërhequr denoncimin më vonë. Ka pasur arrestime dhe dënime për trafikun e grave e të vajzave, me qëllim prostitucionin. Disa të burgosur në stacionet e policisë dhe nëpër burgje (përmendet ai i Burrelit) kanë denoncuar tortura dhe keqtrajtime. Kushtet e burgimit në këto struktura janë shpesh të mangëta, megjithë disa përmirësime në trajtimin e të burgosurve. Jetimëve të rritur u mohohet e drejta ligjore për një banesë të përshtatshme”.







All the contents on this site are copyrighted ©.