2010-05-27 16:33:11

Don Lush Sopi: Kisha në Kosovë punon për shërimin e plagëve të luftës


(27.5.2010 RV)Plagët që ka shkaktuar tek njerëzit lufta në Kosovë, ende sot nuk janë shëruar plotësisht. Shumë familje e qytetarë të Kosovës vuajnë ende sot nga pasojat e tmerrit të luftës: dhuna, vrasjet, shkatërrimi, dëbimi, humbja e zhdukja e të afërmve të dashur.
Në këtë betejë të vështirë njerëzore e shpirtërore me të cilën përballën me mijëra e mijëra kosovarë,Kisha katolike është pranë të gjithë atyre që vuajnë dhe orvatet t’u ndihmojë e japë shpresë. Të dëgjojmë famullitarin e Kishës së Shën Rrokut në fshatin Novosellë të Gjakovës, dom Lush Sopin në mikrofonin e Radio Vatikanit… RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.