2010-05-26 16:40:09

Së paku 60 të vdekur në Xhamajkë, në ndeshjet ndërmjet policisë dhe narkotrafikantëve


(26.05.2010 RV)Gjendje jashtë çdo kontrolli në Xhamajkë. Kryeqyteti Kingston është në gjendje shtetrrethimi, pas sulmit të policisë në qendrën e trafikantit të drogës, Kristofer Kouk, i kërkuar nga SHBA-të. Deri tani, nuk kanë mundur ta kapin, por ndeshjet me armë kanë shkaktuar mëse 60 viktima, sipas burimeve spitalore (44 për qeverinë). Janë arrestuar mëse 200 vetë, anëtarë të bandave, ardhur nga krejt ishulli karaibik për të mbrojtur bosin e drogës, i cili mbështetet edhe nga shtresat më të varfëra të popullsisë. Gjendja tregon mungesën e plotë të shtetit, i cili lë kështu vend për lindjen e fenomeneve mafioze, që e zëvendësojnë edhe në gjetjen e punës, të shtëpisë e në ndihmën ndaj familjeve, natyrisht, në këmbim të respektit e bindjes totale.








All the contents on this site are copyrighted ©.