2010-05-26 16:41:43

Prishtina dhe Eulex-i nuk do t’i njohin zgjedhjet serbe


(26.05.2010 RV)As autoritetet e Prishtinës, as misioni evropian Eulex nuk do t’i njohin rezultatet e zgjedhjeve bashkiake serbe, në program për të dielën në veri të Kosovës, zona ku është përqëndruar pakica serbe. “Konsiderojmë zgjedhjet e organizuara nga autoritetet kosovare si të vetmet të ligjshme” deklaroi Xhulia Rojter, zëdhënëse e Përfaqësuesit të Bashkimit Evropian, Piter Feith.
Edhe Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi saktësoi se votimi është i paligjshëm. Autoritetet e Prishtinës nuk kanë ndërmend të bashkëpunojnë me “institucione paralele” dhe policia nuk do të garantojë sigurinë e këtyre zgjedhjeve.







All the contents on this site are copyrighted ©.