2010-05-26 19:06:22

Këshillim pas-sinodal i ipeshkvijve afrikanë në Mozambik.


(26.05.2010 RV)Pajtim, drejtësi, paqe: këto ishin temat, rreth të cilave u shkëmbyen mendime në Këshillimin pas-sinodal të ipeshkvijve afrikanë, që u hap të dielën e kaluar në Maputo të Mozambikut, me një Meshë, të kremtuar në stadiumin e mbuluar të kryeqytetit, kryesuar nga kardinali Turkson.
Në këtë veprimtari të rëndësishme për Kishën në Afrikë, morën pjesë 135 delegatë, përfaqësues të 45 vendeve, të thirrur për të kontribuar në “Rrëshajët e reja për Afrikën”. Punimet e Këshillimit përfunduan sot.
ùTë gjithë njëzëri kërkuan të punohet, në radhë të parë, për vendosjen e paqes në të gjithë Kontinentin, sepse pa paqe, s’mund të flitet për demokraci reale e, aq më pak, për qeverisje shumëpartijake. E kjo, sepse në Afrikë flitet për sistem shumë partish, por në të vërtetë, vijon të sundojë një parti e vetme, gjithnjë e njëjta. Opozita është fare e pandjeshme e pjesëmarrja e shoqërisë në drejtimin e shtetit si dhe në zgjidhjen e problemeve që kanë bëjnë me të ardhmen, nuk është ende në nivelin e dëshiruar. Duhet, prandaj, më shumë pjesëmarrje, më shumë dialog ndërmjet anëtarëve të ndryshëm të shoqërisë, më shumë ballafaqim, për të fuqizuar paqen e, me të, demokracinë. Për të arritur këtë qëllim, Kisha katolike ka riorganizuar katër misionet françeskane, themeluar që para luftës, nacionalizuar pastaj nga qeveria. Misionet drejtojnë disa shkolla dhe një qendër shëndetësore për parandalimin e Sidës. Punojnë edhe për realizimin e projekteve në ndihmë të zhvillimit të bujqësisë e të blegtorisë, krijojnë vende pune e nxisin veprimtarinë ekonomike të popullsisë, që jeton rreth misioneve.







All the contents on this site are copyrighted ©.