2010-05-26 16:40:20

Alarm për naftën në Gjirin e Meksikës dhe në detin e Singaporit


(26.05.2010 RV)Norma më të ashpra sigurie për impiantet e shpimit të naftës. Ky është qëllimi i presidentit amerikan Obama, pas katastrofës ambientale shkaktuar nga British Petroleum në Gjirin e Meksikës. Gjatë orëve të fundit, një tjetër episod përgjatë brigjeve të Singaporit, ku një naftëmbajtëse derdhi në det mëse 2 mijë tonelata naftë, pas një përplasjeje. Kush e ka fajin? Të dëgjojmë ekonomistin Luigji de Paoli, pedagog në Universitetin Bokoni të Milanos:RealAudioMP3
Para së gjithash, mund të flasim për përgjegjësi vetjake, sepse kush administron një platformë, apo kush manovron një anije duhet ta bëjë këtë sa më mirë, megjithëse nganjëherë bëhen gabime, ose ekzistojnë rrethana të jashtëzakonshme, që çojnë drejt aksidenteve. Por, mund të flasim edhe për përgjegjësi kolektive, në kuptimin se funksionimi i aktiviteteve ekonomike udhëhiqet nga fitimi maksimal e nga kursimi maksimal i mjeteve, prandaj, nganjëherë shkohet drejt rreziqeve, që mund të shmangen.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.