2010-05-25 15:53:50

Xhamajkë: vazhdojnë përleshjet ndërmjet policisë dhe narkotrafikantëve.


(25.05.2010 RV)Në Xhamajkë, përleshjet ndërmjet policisë dhe bandave të narkotrafikanëve, që zunë fill të enjten e kaluar, ka mundësi që të shtrihen përtej kryeqytetit Kingston. Deri tani ka tre të vdekur dhe gjashtë të plagosur nga forcat e policisë që po sulmon qendrën e narkotrafikantit të shumëkërkuar Kristofer Kok, i cili mbrohet nga rojet e veta. Përleshjet me armë vazhdojnë dhe policia si masë sigurie mbylli aeroportin e vendit.







All the contents on this site are copyrighted ©.