2010-05-25 15:49:59

Vlerat e sportit në qendër të Ditës Ndërkombëtare të Afrikës 2010


(25.05.2010 RV)U kremtua sot në të gjithë botën Dita Ndërkombëtare e Afrikës. Po sot, bie edhe përvjetori i lindjes së Organizatës së Bashkimit Afrikan, më 25 maj 1963, organizëm që në vitin 2002 u kthye në Bashkimin Afrikan. “Të mbrojmë dhe të konsolidojmë paqen falë sportit”: kjo është tema e zgjedhur për 2010-ën, në prag të Kampionatit Botëror të Futbollit, që do të zhvillohet në qershor e korrik në Afrikën e Jugut.
Duke u bërë jehonë forcës dhe rolit të sportit në favor të paqes e të bashkimit në shoqëri, në mesazhin për këtë Ditë, kreu i Komisionit të Bashkimit Afrikan, Zhan Ping kujtoi se Kupa e botës në regbi, në vitin 1995, edhe ajo e zhvilluar në Afrikën e Jugut, kontribuoi ndjeshëm në konfirmimin e pajtimit kombëtar, pas vitesh aparteidi.







All the contents on this site are copyrighted ©.