2010-05-25 15:52:28

Pekin: Dialogu me Iranin është më mirë se përplasja.


(25.5.2010 RV)“Ka ende hapësirë për dialog me Teheranin për problemin bërthamor”. Kështu u shpreh ministri i jashtëm kinez Zhang Ju në lidhje me këtë çështje. Megjithëse Kina i hapi rrugën sanksioneve të reja kundër Iranit prapseprap ngulmon për bisedime të reja me republikën islamike.
“Diskutimi në Këshill të Sigurisë i çështjes bërthamore iraniane nuk do të thotë se manovrat diplomatike kanë marrë fund.” – deklaroi ministri i jashtëm i Kinës.
Javën që shkoi sekretarja e shtetit Hilari Klinton, lajmëroi se SHBA, Kina dhe Rusia, - tri vende me të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurisë, - kishin arritur një marrëveshje për sanksione të reja kundër Iranit që do të miratohen brenda gjysmës së qershorit.







All the contents on this site are copyrighted ©.