2010-05-25 17:18:45

Kubë: Mbase shpejt do të lirohen të burgosurit politikë.


(25.05.2010 RV)Këto orë pritet që në Kubë të fillojë lirimi i të burgosurve politikë. Lajmin e konfirmuan ipeshkvi ndihmës Huan de Dios Hernandez dhe ndihmësat e kardinalit Haime Ortega, kryeipeshkëv i Havanës. Të mërkurën e kaluar kardinali Ortega dhe imzot Dionizio Garsia, kryeipeshkëv i Santiagosë të Kubës dhe kryetar i Konferencës ipeshkvnore të vendit, zhvilluan një takim me presidentin Raul Kastro.







All the contents on this site are copyrighted ©.