2010-05-25 15:20:39

Krezmohen 70 të rinj të Kishës së Shën Nikollit në Vau-Dejës, dioqezë të Sapës


(25.5.2010 RV)Në solemnitetin e Rrëshajëve, kremtuar të dielën e kaluar, në Kishën e Shën Nikollit në Vaun-Dejës në dioqezën e Sapës, 70 të rinj morën Sakramentin e Krezmimit nga ipeshkvi vendas imzot Lucjan Avgustini, i cili kryesoi edhe kremtimin Eukaristik.
Mbarështimi i Sakramentit të Krezmimit, për të rinjtë shënon një pikarritje të rëndësishme shpirtërore, është një rritje e brendshme në dritën e fesë me vlerë për tërë jetën. Të përforcuar në fenë e Krishtit të Gjallë e nën udhëheqjen e Shpirtit Shenjt, të rinjtë e Krezmuar e kuptojnë edhe misionin e tyre që kanë në familje e përgjithësisht në shoqëri, duke mos harruar se atë çka është shpirti për trup, janë të krishterët në botë.
Po t’i kthehemi festës së dyfishtë që kremtoi bashkësia kishtare e Shën Nikollit e të ndjekim shërbimin e përgatitur për ne Violeta Marashi pikërisht nga Vau-Dejës.....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.