2010-05-25 15:52:38

Hilari Klinton: Bisedimet kinezo-amerikane shumë të frytshme.


(25.5.2010 RV)Sekretarja e Shtetit Hilari Klinton deklaroi sot se bisedimet kinezo-amerikane, për Dialogun Strategjik dhe ekonomik, që përfunduan në Pekin, qenë shumë të frytshme por pranoi se mbeten ende disa dallime, veçanërisht lidhur me tematikat ekonomike dhe tregtare.
“Dialogu ishte shumë i frytshëm.”- tha Klinton në një intervistë për televizionin kombëtar kinez, “ndonëse jo gjithmonë jemi dakord për çdo gjë.
Sipas sekretares së shtetit amerikan, Pekini duhet të rrisë kërkesën e tregut të brendshëm, një mënyrë kjo për të ekuilibruar ekonominë botërore. Gjithashtu Klinton i kërkoi palës kineze ta liberalizojë hyrjen e vendeve të huaja në tregjet kineze.







All the contents on this site are copyrighted ©.