2010-05-24 16:44:06

Refugjatët, në qendër të vëmendjes gjatë bisedimeve të Papës me presidentin e Kongos, Sassou N’Guesso.


(24.05.2010 RV)Benedikti XVI priti sot në audiencë presidentin e Republikës së Kongos, Denis Sassou N’Guesso, i cili më pas u takua edhe me kardinalin Tarçizio Bertone, Sekretar i Shtetit të Vatikanit dhe me Imzot Dominik Mambertì, Sekretar për marrëdhëniet me shtetet.Gjatë bisedimeve të përzemërta – njofton një komunikatë e Sallës së Shtypit të Vatikanit – u kujtuan nismat kushtuar pesëdhjetë vjetorit të pavarësisë së vendit. U shpreh edhe dëshira e përbashkët për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të mira ndërmjet Selisë së Shenjtë e Republikës së Kongos, duke nënvizuar posaçërisht kontributin e Kishës katolike në ndihmë të njeriut, pa asnjë dallim, e të zhvillimit shoqëror e kulturor të popullsisë. Së fundi, u shkëmbyen mendime lidhur me situatën politike e shoqërore në rajon, duke nënvizuar problematikat humanitare e, në mënyrë të veçantë, ndihmën që u duhet dhënë refugjatëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.