Papa citon të Lumen shqiptare Nënë Terezën në luftën për mbrojtjen e jetës së çdo
fëmije
(23.5.2010 RV)Gjatë lutjes së 'Mbretëreshës Qiellore ' mbajtur sot në mesditë
në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa Benedikti XVI duke përshëndetur anëtarët
e Lëvizjes për Jetën, që përpiqet të përhapë kulturën e jetës dhe të ndihmojë konkretisht
gratë të çojnë deri në fund shtatzëni të vështira, e duke mbeshtetur të gjithë ata
që luftojnë për të mbrojtur jetën e çdo qenie njerëzore e posaçërishtë të fëmijëve,
citoi të Lumen shqiptare Nënë Terezën: “Të dashur miq, së bashku me ju kujtoj
fjalët e së Lumes Nënë Terezë të Kalkutës: ‘Ai fëmijë i vogël, i lindur ose i palindur
akoma, është krijuar për diçka të madhe: të dojë dhe ta duan”.