2010-05-21 17:41:56

Bashkësia Kishtare e Fushë-Arrëz kremton 25 vjetorin e meshtarisë së
Atë Andrea Waltermann


(21-5-2010 RV)Bashkësia Kishtare e Shën Jozefit në Fushë-Arrëz këtyre ditëve kremtoi 25 vjetorin e meshtarisë së misionarit të vet Atë Andreaa Waltermann OFM Cap. Meshën solemne jubilare e kryesoi ipeshkvi i dioqezës së vendit, Sapës, imzot Lucjan Avgustini në bashkëkremtim me misionarin gjerman e me pjesëmarrje të madhe të besimtarëve që përgëzuan bariun e tyre shpirtëror për këtë pikarritje të bukur të 25 vjetorit të meshtarisë. Mbi këtë ngjarje domethënëse e të bukur për bashkësinë e Shën Jozefit të Fushë-Arrëz të ndjekim shërbimin e Violeta Marashit nga Vau i Dejës.......RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.