2010-05-20 16:34:25

Tajlandë: pas sulmit të djeshëm të ushtrisë numërohen të vrarët dhe dëmet.


(20.05.2010 RV)Gjendje e rëndë në Bangkok, sot, pas sulmit të djeshëm të ushtrisë në qendrën financiare të kryeqytetit tajlandez. Viktimat janë pesëmbëdhjetë, ndër të cilat edhe fotoreporteri italian Fabio Polengi, ndonëse numri mund të rritet. Në këto kushte autoritetet e shtrinë ndalimqarkullimin edhe për tri netë të tjera në Bangkok dhe në 23 provinca të tjera. Ndërkaq po thuajse të gjitha zjarret nëpër ndërtesat e qendrës financiare të kryeqytetit u shuan dhe protestuestit e fundit që kishin gjetur strehim në tempullin budist, dolën një nga një të shoqëruar nga policia.







All the contents on this site are copyrighted ©.