2010-05-20 15:45:46

Romë: Imzot Pelvi, nuk mund të injorohet rreziku i terrorizmit.


(20.05.2010 RV)“Të injorosh rrezikun e terrorizmit nuk e largon kërcënimin, por e çon drejt e në zemër të qyteteve tona.” Kështu u shpreh sot Imzot Vinçenco Pelvi gjatë homelisë mbajtur në salikimet e dy ushtarakëve italianë që u vranë me atentat në Afganistan, të hënën e kaluar. “Situatat e paqëndrueshme të kombeve të tjera, shpjegoi imzot Pelvi, mund të pengojnë përparimin e familjes njerëzore, nëse nuk mbahen nën kontroll. “Interesat e ngushta, mosbesimi tek veprimtaria humanitare, mosbesimi tek vlerat e universalizmit, ja, të gjitha këto ia bëjnë varrin njerëzimit.” theksoi imzot Pelvi.







All the contents on this site are copyrighted ©.