2010-05-20 11:23:38

Përgatitjet për vizitën e Papës Benediktit XVI në Britani të Madhe


(20.5.2010 RV)Vazhdojnë me ritëm të shpejt përgatitjet për vizitën e Papës Benediktit XVI në Britani të Madhe në program në shtatorin e ardhshëm. Këtyre ditëve ka përfunduar përpilimi i Mesharit të vizitës papnore dhe Komiteti organizues dëshiron ta vë në diskonim të gjithë atyre që duan të ndjekin këtë ngjarje historike.
“Duam të bëjmë në mënyrë që prania e Papës në Mbretërinë e Bashkuar të jetë ngjarje e afërt dhe e kapshme për një numër sa më të madh të mundshëm njerëzish”, shpjegon koordinuesi i udhëtimit, imzot Andrew Summersigll.
“Prandaj jemi duke trajtuar me tri shtëpi botuese katolike” për botimin e Mesharit. Qëllimi është t’i mbledhin e bashkojmë të gjithë rreth Papës në ditët që do të jetë këtu ndër ne”. Data e botimit të Mesharit nuk është caktuar akoma, mirëpo ideja është që të shpërndahet nëpër bashkësitë kishtare të famullive të Britanisë së Madhe së paku dy javë para ardhjes së Papës, saktësoi prelati.
Ndërkohë, po studiohen modalitetet për përcjell vizitën e Atit të Shenjtë Racinger në streaming në internet në faqen web kushtuar pikërisht kësaj vizite historike ( www.thepapalvisit.org.uk/). Benedikti XVI do të jetë në Britani të Madhe nga data 16 deri më 19 shtator të ardhshëm. Motoja e zgjedhur për këtë udhëtim të Papës është: “ Zemra i flet zemrës” marr nga një mendim i kardinalit John Henry Newman, të cilin Papa do të shpall të Lumë në ditën e fundit të vizitës së tij apostolike.







All the contents on this site are copyrighted ©.