2010-05-20 15:45:27

Në audiencë tek Papa, kryeministri i Mbretërisë së Tongës


(20.05.2010 RV)Papa priti sot edhe kryeministrin e Mbretërisë së Tongës, Feleti Vaka’uta Sevele, i cili më pas u takua edhe me autoritete të tjera në Vatikan. Gjatë bisedimeve – thuhet në notën e Sallës së Shtypit – u fol për procesin e reformave institucionale në Tonga, për disa aspekte të jetës shoqërore dhe ekonomike të arqipelagut, si edhe për kontributin e Kishës Katolike në fusha të ndryshme të jetës në vend. Gjithashtu, u shkëmbyen opinione mbi gjendjen ndërkombëtare, në veçanti, mbi problemet politike, tregtare dhe ambientale, që shtetet ishullore të Paqësorit po përballojnë aktualisht.







All the contents on this site are copyrighted ©.