2010-05-20 16:34:37

Ndërpritet greva e socialistëve në Tiranë. Edi Rama dhe Sali Berisha shkojnë në Strasburg për bisedime.


(20.05.2010 RV)Udhëheqësi i socialistëve shqiptarë edi Rama, iu bëri dje thirrje grevistëve të ndërpresin grevën e urisë që kishte filluar dhe po vazhdonte përpara kryeministrisë në Tiranë, që më 31 prill. Vendimi për ndërprerjen e grevës u mor pas lajmit se Rama dhe Berisha do të uleshin të dy sot në tavolinë, në Strasburg, për të diskutuar për rrugëdalje nga kriza në praninë e ndërmjetësuesve evropianë. “Ne jemi gati të diskutojmë për krizën. Shpresojmë se edhe kundërshtari ynë do të jetë.” deklaroi për mjetet e shtypit kryetari i opozitës Edi Rama, i cili më pas shtoi se është gati “vetëm për marrëveshje që nuk kompromentojnë transparencën e procesit zgjedhor në Shqipëri.”
Bisedimet ndërmjetësohen nga kryetari i grupit parlamentar popullor në parlamentin evropian Jozef Dol dhe kryetari i grupit “E majta dhe demokratët” Martin Shulc. Në tavolinë të bisedimeve marr pjesë edhe komisari për Zgjerimin e Evropës Stefan Fule, që ditët e kaluara i kritikoi ashpër politikanët shqiptarë se po vonojnë integrimin e Shqipërisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.