2010-05-20 15:44:57

Feja të nxisë harmoninë dhe zhvillimin: kështu i tha Papa ambasadorit të ri të Mongolisë


(20.05.2010 RV)Sot paradite, Papa priti në audiencë edhe ambasadorin e Mongolisë, Luvsantersen Orgil, i cili paraqiti letrat kredenciale në Vatikan. Këtë vit, Mongolia kremton 20 vjet demokraci, ndërsa në vitin 2012 do të festojë dy dekadat e marrëdhënieve diplomatike me Selinë e Shenjtë. Në fjalimin e tij, Benedikti XVI shprehu vlerësim për lirinë e fesë, që ekziston në vend, dhe u tregua solidar me viktimat e të ftohtit polar, që përfshiu Mongolinë këtë dimër.
Kisha e vogël e Mongolisë numëron 650 besimtarë, dhjetra katekumenë, 87 misionarë e katër famulli. Numra të kënaqshëm për një vend me shumicë budiste, që në vitin 1995 kishte vetëm 14 katolikë.







All the contents on this site are copyrighted ©.