2010-05-19 18:10:05

Sulm kundër danezëve, në veri të Kosovës.


(19.05.2010 RV)Sulm kundër paqeruajtësve danezë, mbrëmë në veri të Kosovës. Fatmirësisht, akti kundër shtëpisë ku strehohet ekipi mbikqyrës dhe ndërlidhës i trupave daneze shkaktoi vetëm dëme të lehta materiale. Në shtëpi është gjetur edhe një letër kërcënuese, sipas së cilës, danezët po mbajnë anën e shqiptarëve. Kujtojmë se veriu i Kosovës është zona me më tepër serbë dhe se Danimarka bën pjesë në 68 vendet, që kanë njohur pavarësinë e Prishtinës.







All the contents on this site are copyrighted ©.