(19.5.2010 RV)Format e abuzimit me fëmijët në nëntë vendet e Ballkanit do të
jenë kryefjala e një studimi shkencor që do të përfshijë mbi 60 mijë prindër dhe fëmijë
të moshës 11- 16 vjeç. Për realizmin e këtij studimi, që mbështet financiarisht
nga programi FP7 i Bashkimit Evropian, përfaqësues të nëntë vendeve të rajonit, u
mblodhën sot në Tiranë në Forumin Ballkanik "Fenomeni i abuzimit dhe neglizhimit të
fëmijëve". "Ky takim ka qëllim përgatitjen e pyetësorit për fëmijët, metodologjinë,
duke ruajtur privatësinë e prindërve dhe fëmijëve. Çdo pyetësor do të shoqërohet edhe
me një leje të realizimit të këtij pyetësori në të gjithë Shqipërinë", tha për ATSH-në,
drejtuesi i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA), Altin
Hazizaj, i cili drejtoi forumin. Qëllimi i këtij studimi, sipas tij, qëndron
në evidentimin në aspekte specifike të shkallës së abuzimit të fëmijëve në të gjithë
Ballkanin. "Studimi do të ketë të gjitha standardet shkencore të përcaktuara
nga BE dhe rezultatet e tij do të identifikojnë se sa të përhapur janë të gjitha llojet
e abuzimit, përfshirë edhe neglizhimin", tha Hazizaj. Ai vuri në dukje, se studimi
për pjesën shqiptare, do të konsiderohet kombëtar. Në Shqipëri pjesë e pyetësorëve
do të jenë minimalisht mbi 6 mijë prindër dhe fëmijë. Rezultatet e tij do t'u shërbejnë
politikbërësve për të marrë masa efikase ndaj formave të abuzimit me fëmijët.
Nëntë vendet e Ballaknit (si: Shqipëria, Turqia, Greqia, Maqedonia, Serbia, Rumania,
Bullgaria, Bosnje- Hercegovina, Malizi i Zi), po bashkëpunojmë me qendrat dhe institutet
më të njohura të fëmijëve në të gjitha vendet e rajonit. (nga ATSH-ja)