2010-05-19 18:09:35

Miratohet në Francë ligji që ndalon burkën


(19.05.2010 RV)Këshilli i Ministrave të Francës miratoi sot një ligj, që ndalon veshjen e burkës, apo ferexhesë integrale islamike, në publik. Nëse masa do të kalojë me sukses edhe provën e parlamentit, ata që do të veshin burkën jashtë shtëpisë do të gjobiten me 150 euro, ose do t’u duhet të ndjekin një kurs edukimi qytetar. Kush i detyron gratë të mbulohen krejtësisht rrezikon deri në një vit burg e 15 mijë euro gjobë.







All the contents on this site are copyrighted ©.